English

Besiktas mendon dhe për Adebayor

Pas Quaresma dhe Guti, skuadra turke e Besiktasit po mendon të realizojë një tjetër goditje të rëndësishme në këtë sezon merkatoje. Në Turqi aktualisht janë shtuar së shumti zërta që flasin për një interesim të klubit në drejtim të sulmuesit Adebayor, që prej javësh ka deklaruar se kërkon të largohet nga klubi i Manchester City.

Ish sulmuesi i Arsenalit i ishte ofruar dhe Juventusit para disa kohësh, por pa marrë një përgjigje.

Kështu me sa bëhet e ditur drejtuesit e klubit turk në javën e ardhshme do të jenë në Londër për të biseduar në lidhje me këtë marrëveshje.

r.b/NOA

KOMENTE