Spanjë, 18 Gusht NOA - Mesut Ozil është një lojtar i Real Madrid. Shpallja zyrtare e këtij lajmi erdhi nga vetë klubi spanjoll, i cili e bëri të ditur këtë fakt në një komunikatë të nxjerrë në faqen zyrtare online. Kështu lojtari gjerman ka lënë përfundimisht klubin e Verder Brema.
Shifra e paguar nga presidenti i Realit, Fllorentino Perez rrotullohet rreth shumës së 15 milionë euro.
Me këtë blerje Hose Mourinho, do të ketë në dispozicion lojtarin zëvendësues të të dëmtuarit Kaka.
r.b/NOA