Tiranë, 31 mars NOA - Një biznesmen është nga sot nën procedim penal për akuzën e veprës penale të "mashtrimit", pasi u denoncua nga një qytetar.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar të Tiranës, thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA, se dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Mashtrimit", në ngarkim të 44-vjeçarit Roland Murlani, banues në Tiranë.Â
"Ndaj tij është depozituar një kallëzim penal nga një qytetar, se e ka mashtruar duke i marrë shumën e parave prej 2 750 000 lekë në vitin 2004, për arsye biznesi dhe nuk i ka kthyer shumën e parave prej 1 850 000 lekë", - sqaroi policia.
e.l/NOAÂ