Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 31 Mars NOA - Ekonomia shqiptare, si pasojë e informalitetit është e rrezikuar nga fenomeni I pastrimit të parave.
Ky fakt konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Financave, sipas të cilës rastet të tilla janë dhjetëfishuar për vitin 2008.
Në një prononcim për mediat, drejtori i parandalimit të pastrimit të parave Arben Doçi tha sot se gjatë vitit 2008 janë evidentuar 26 raste të dyshimta nga të cilat 21 prej tyre janë dërguar në prokurori pasi është konstatuar se origjina e parave ka qenë e jashtëligjshme. Â
Pjesë e këtyre rasteve janë edhe 3 zyrtarë të administratës, por emrat e tyre nuk bëhen publike.
"Në 2007 kanë qenë 2 rastet e dërguara në prokurori për pastrim parash ndërsa në 2008 ky fenomen është 10 fishuar duke shkuar në 21 të tilla", - shprehet drejtori Doçi.
Gjatë vitit 2008, drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave ka bllokuar 46 llogari bankare të dyshuara për të njëjtin qëllim.Â
Sipas të dhënave zyrtare janë bllokuar, 504.934 euro, 486.046 USD dhe 952.032 lekë.
Sipas ligjit në fuqi,  çdo individ duhet të deklarojë burimin e të ardhurave në rastet kur depoziton mbi 6 milion lekë në bankë ose kur ka cash 1.5 milion lekë.
Në këtë zhvillim të vrullshëm të ekonomisë ku informaliteti vijon të jetë në nivel shqetësues, drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kërkon dhe shikon si të domosdoshme, përmirësimin e mbledhjes së informacionit.
r.l/NOA