English

Tre vëllezër dhe babai marrin 28 vjet burg pasi sherrit mes 2 familjesh

Tiranë, 31 mars NOA - Sherr mes dy familjeve për divorcin, iu ka kushtuar 28 vjet burg tre vëllezërve dhe të atit të tyre.

Gjykata e Rrethit të Tiranës ka shpallur sot fajtorë dhe ka dënuar me nga 9 vjet burg dy vëllezërit, Bledar dhe Armand Zaka.

Ndërsa ka dënuar me nga 5 vjet vëllanë e tyre të vogël Nertil, dhe të atin Izmir Zakën.

Gjykata vendosi që për shkak të moshës së mitur Nertil Zaka nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale për dy vite rresht.Â

Të pandehurit akuzoheshin nga prokuroria e Tiranës se në muajt e parë të vitit 2008, pas divorcit të djalit të familjes Zaka me nusen nga familja Oshafi, për shkak të mos lindjes së një fëmije kanë nisur dhe problemet e tyre.

Ditën e ngjarjes dy familjet patën një përleshje me thika, duke përfunduar të plagosur në spital.

a.j/NOA

KOMENTE