English

Vetëhelmohet për shkaqe të paqarta një 35-vjeçare në Kavajë

Kavajë, 31 mars NOA - Një 35-vjeçare nga Tirana, ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin vendor të Kavajës ku mjekët konstatuan se ajo kishte gëlltitur sasi të mëdha valiumi që përdoret për gjumë.

Policia tha për agjencinë e lajmeve NOA, se Merita Bastri Shllaku, 35 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, ka konsumuar sasi të mëdha medikamente të lloit valium, në banesën e saj.

E dëmtuara më pas është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Por policia nuk dha detaje të tjera për disa gjëra ende të paqarta.

Nuk qartësohet nëse 35-vjeçarja ka kryer vetëhelmim të vetëdijshëm dhe nëse ka shkuar vetë në spital, për më tepër, lindur e banuese në Tiranë, është e paqartë pse e helmuara shkoi të mjekohej në spitalin e Kavajës dhe më tej u dërgua nga mjekët, në Ushtarakun e Tiranës.

e.n/NOA

KOMENTE