Tiranë, 6 prill, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot, ndihmën e qeverisë shqiptare për pasojat e tragjedisë natyrore në Itali.
Kryetari i qeverisë ka bërë të ditur ndihmën modeste të 50 mijë eurove për popullin italian të provincës së Aquilës, të dëmtuar nga tërmeti i rënë në të gdhirë të ditës së sotme.
Kryeministri Berisha i ka dërguar mesazh ngushëllimi kryeministrit italian Silvio Berlusconi për tragjedinë që ka pllakosur shtetin italian.
Berisha është shprehur se shteti shqiptar i është pranë Italisë në këtë tragjedi natyrore.
s.v/NOA