English

Bogdani: Më vjen keq për Kombëtaren, por për Ari Han nuk prononcohem

Tiranë, 6 prill, NOA - Ekipi kombëtar dhe dështimet apo sukseset e tij, tashmë nuk janë më një shqetësim për lojtarin Erjon Bogdani.Të paktën kështu është shprehur ai gjatë një interviste të fundit, gjatë së cilës ka lënë të kuptohet se nuk i bëhet më vonë çfarë rezultatesh kanë vendimet e trajnerit Ari Han.Ai vetë mbeti jashtë Kombëtares pikërisht falë zgjedhjes së tij dhe kjo e ka bërë bogdanin që të mos tregojë më pikë interesi ndaj Kombëtares shqiptare, madje deklaron se as që i ka ndjekur fare dy ndeshjet e fundit të saj."Nuk më intereson Kombëtarja. Sinqerisht nuk i kam parë dy humbjet e fundit. Më vjen keq për shokët dhe tifozët. Trajneri i di gjërat më mirë, janë punët e tij. Nuk më takon mua të them, nëse duhet të largohet apo jo". Kështu është shprehur Erion Bogdani, sulmuesi shqiptar i ekipit tonë kombëtar, i cili është lënë jashtë ndeshjeve të tij kohët e fundit nga trajneri Ari Han.Ai tashmë mendjen e ka te ekipi i tij "Kievo" në Serinë A dhe tek ndeshja me Juventusin, e cila u zhvillua dje në mbrëmje."Sigurisht, më vjen shumë keq që kemi humbur në ndeshjet e fundit. Në radhë të parë, për gjithë shokët e mi dhe tifozët, të cilët presin më shumë. Nuk di çfarë të them më tepër, sepse flasin vetë rezultatet", shprehet ai në lidhje me dy ndeshjet e fundit të humbura nga ekipi ynë kombëtar, një me Danimarkën dhe tjetrën me Hungarinë. Ndërsa në lidhje me largimin e mundshëm të trajnerit Ari Han, ai ka pohuar se "për çështjen e tij atij nuk i takon fare të flasë". "Nuk kam dëshirë të merrem me këto gjëra, sepse i takojnë Federatës së Futbollit. Unë e shikoj me syrin e futbollistit, kështu që nuk mund të gjykoj, nëse ai duhet të ikë apo jo. Në fund të fundit, është në ndërgjegjen e tij", përfundon Bogdani.n.e/NOA

KOMENTE