Tiranë, 6 prill, 13: 36, NOA -Â Instituti shqiptar sizmologjik ka regjistruar tërmetin e rënë në Aquilla të Italisë.
Eksperti Llambro Nuni, ka deklaruar se tërmeti i rënë në Itali është regjistruar nga Instituti shqiptar sizmologjik në orën 03:33 të mëngjesit të sotëm.
Sipas Dunit, parashikimi i tërmetit ishte tërësisht i pamundur.
Eksperti Duni u shpreh se që nga janari në Itali janë regjistruar 80 lëkundje.
Ai gjithashtu konfirmoi se tërmeti nuk është ndjerë në Shqipëri.
s.v/NOA