English

Gjashtë lajme dhe një epilog: Shansi i vitit 2009

Kohëve të fundit, është krijuar një hapësirë e mirë për manovrim dhe për veprim politik, diplomatik dhe ekonomik, i cili do të duhej të shfrytëzohej prej pushtetit të Kosovës, në bashkëpunim me Brukselin dhe me Uashingtonin, për adresimin e problemeve më të mëdha politike dhe të sigurisë në Kosovë

Â

Nga Blerim Shala

Â

Rusia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, sikur kriza globale financiare do të paraqitej para dy vjetësh: Martti Ahtisaari, ish-Emisar Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Statusin e Kosovës. Serbia gjendet para kolapsit financiar. Mbijetesës së shtetit të Serbisë në vitet 2009, 2010, i duhet ndihma financiare prej tre miliardë Euro: Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, ekspertë të shumtë ekonomikë dhe financiarë në Serbi.Â

Në 60-vjetorin e ekzistencës, Pakti NATO mirëpriti dy shtete të reja në anëtarësinë e tij - Shqipërinë dhe Kroacinë, duke mbërritur kështu në numrin prej 28 shteteve në gjirin e vet: Mediat e shumta perëndimore dhe vendore. Serbia vazhdon të ruajë pozicionin e "neutralitetit ushtarak", duke mos pasur vullnet të hyjë në Paktin NATO, për shkak të fushatës së pranverës së vitit 1999, dhe të kundërshtimit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Serbisë për t'u bërë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike: Ekspertë serbë të fushës ushtarake dhe të sigurisë, politika zyrtare e Beogradit. EULEX thuaja ka mbërritur të kompletohet si Mision ndërkombëtar i forcimit të rendit dhe ligjit. UNMIK pritet të vazhdojë tutje Rikonfigurimin e tij, duke reduktuar praninë dhe rolin e tij në Kosovë: Burime zyrtare diplomatike në Bruksel, në Neë York, në Prishtinë. Kur të bëhen bashkë këto gjashtë lajme/informata/fakte, atëherë, mund të paramendohet se çfarë do të duhej të ishte politika e autoriteteve të Kosovës, dhe atyre ndërkombëtare, për të zgjidhur në vitet 2009 dhe 2010, thuaja të gjitha problemet e mbetura në Kosovë, e që kanë të bëjnë me statusin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës, prej integrimit të veriut të vendit, deri te inkuadrimi i Kosovës në OKB. A është tepër optimist ky konkludim? A mundet njëmend të kthehen mbarë shumë procese në Kosovë dhe rreth Kosovës, të cilat njohin ngecjen apo edhe prapakthimin, prej pranverës së vitit 2008, e këndej? S'ka fjalë që rrethanat në Kosovë, në Serbi, në Perëndim dhe në Bashkësinë Ndërkombëtare në përgjithësi, paradoksalisht, sivjet janë më të mira, më të favorshme për Kosovën, sesa në vitin 2008, kur u shpall pavarësia e vendit. E dimë të gjithë çfarë kanë qenë rrethanat në vitin e kaluar, dhe ato, me siguri, nuk kanë nevojë të rikujtohen. Paradoksi i përmendur më parë, spikat faktin që zuri vend në dy kryefjalët e para të këtij shkrimi, e që lidhet me pasojat marramendëse, të papara për gati një shekull, të krizës globale ekonomike dhe financiare. Kjo krizë ka goditur mbar Botën, edhe shtetet më të fuqishme, edhe ato që janë në zhvillim, edhe më të varfrat, por, potencialet politike, ekonomike, organizative për gjetjen e shtegdaljes nuk janë të njëjta: Ato janë shumë më të mëdha në rastin e shteteve të mëdha të Perëndimit. Në këtë kontekst, duket që Rusia është ndër shtetet që ka pësuar më së shumti dëme ekonomike dhe financiare. Rusia, me politikën e saj, ka qenë (dhe mbetet) kundërshtari më i madh i pavarësimit të Kosovës dhe aleati kryesor i Serbisë në refuzimin e pranimit të realitetit në Kosovë. Rusia e sotme, nëse këtu i kthehemi Ahtisaarit dhe deklaratës së tij të saktë, është më e dobët sesa vitin e kaluar. Dhe është, gjithashtu, shumë më e varur prej rrjedhave ndërkombëtare financiare, dhe prej bashkëpunimit me Perëndimin. Situata është të thuash katastrofale në rastin e Serbisë. Shteti i Serbisë është gjunjëzuar, priten masa të rrepta ekonomike, shkurtime buxhetore, që do ta godasin popullsinë, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për të marrë kredi dhe ndihmë financiare në vlerë prej tre miliardë Eurove. Serbia, madje, pret që Komisioni Evropian t'i dakordojë ndihmë në vlerë prej 120 milionë Euro, në kuadër të IPA-s (Instrumentit të ndihmës para inkuadrimit në BE), e cila ishte planifikuar për vitin 2011. Beogradi zyrtar, i cili për çdo vit, deri më tash ka harxhuar dhjetëra miliona Euro për mirëmbajtjen e strukturave paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë, tani ka nevojë për ndihmën nga Komisioni Evropian, e cila është pothuaj ekuivalente me paratë që Serbia i investon në Kosovë, që këto struktura të shtetit të Serbisë ta luftojnë shtetin e Kosovës dhe politikën e Perëndimit, gati të të gjitha shteteve të BE-së, në përkrahje të këtij shteti. Këto të dhëna flasin mjaft: Brukseli dhe Perëndimi, në përgjithësi, kanë mundësi shumë më të mëdha, në vitet 2009 dhe 2010, të ushtrojnë presion mbi Serbinë, për të hequr dorë prej kësaj politike dyfytyrëshe, dhe prej ndarjes së buxhetit për pushtetin e Serbisë në Kosovë. Po që se kjo do të ndodhë, atëherë do të krijoheshin kushte më të mira, mbase shumë më të mira, për integrimin e serbëve të Kosovës në pushtetin vendor, dhe për suksesin e masave të vendosjes së rendit dhe ligjit të veri. Kriza sociale do të godasë tepër shumë qytetarët serbë të Kosovës, nëse tash e tutje, të punësuarit e këtij komuniteti, do të marrin diku një të tretën e të ardhurave që i kanë pasur në pranverën e vitit 2006, kur i kishin dy rroga: Njërën prej Kosovës, e tjetrën prej Serbisë. Dihet që më insistimin e Qeverisë së Serbisë, serbët e Kosovës u detyruan të heqin dorë prej rrogave nga buxheti i Kosovës. Paraja shpon aty ku turjela nuk mundet - është një fjalë popullore serbe. Qind për qind e saktë. Dhe aplikimi i saj do të mund të sjellë ndryshime të mëdha në raportet midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, me kusht, siç u përmend tashmë, që Brukseli të nisë ta aplikojë politikën e kulaçit dhe kërbaçit. Beogradi nuk mund të zgjedhë, realisht: Mbijetesa e shtetit, një interes jetik i Serbisë, është shumë më i rëndësishëm sesa ruajtja e iluzioneve në Kosovë. Janë edhe segmentet tjera që i shkojnë për shtati artikulimit dhe zbatimit të një politikë më të vendosur dhe më premtuese të Prishtinës zyrtare dhe të Perëndimit në Kosovë. Pakti NATO forcoi rolin e tij në rajon, me hyrjen e Shqipërisë dhe të Kroacisë në Paktin NATO. NATO është në Kosovë, përmes KFOR-it, me 16 mijë trupa. Maqedonia do të ishte tashmë në NATO, po mos të ishte kontesti rreth emrit me Greqinë. Mali i Zi po ashtu synon që së shpejti të jetë pjesë përbërëse e familjes së Aleancës Veri-Atlantike. As para këtyre ngjarjeve të fundit, Serbia, objektivisht, nuk ka pasur çfarë të bëjë ushtarakisht kundër Kosovës, por, tash e tutje, Serbia do të ndihet gjithnjë e më e vetmuar, sepse mungon perspektiva e anëtarësimit në NATO. Së fundi, edhe EULEX-i, si Mision, tani është më i fortë se kurrë, sa i përket potencialit të tij, dhe UNMIK-u është në dobësim e sipër, me një rol gjithnjë e më simbolik në Kosovë. Rrethanat, pra, kanë ndryshuar, dhe atë rrënjësisht. Është krijuar një hapësirë e mirë për manovrim dhe për veprim politik, diplomatik, ekonomik, i cili do të duhej të shfrytëzohej prej pushtetit të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Brukselin (BE-në, Paktin NATO), dhe me Ëashingtonin (SHBA-në). Por, ne duhet ta kemi të parët fjalën. Dhe Planet konkrete se çfarë duhet bërë tash e tutje. Në të kundërtën, nëse humbet ky rast, nëse vazhdon ky vendnumërim deri në vitin 2011, do të jetë shumë vështirë për t'i kryer punët kryesore në Kosovë. (Blerim Shala është Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express)

KOMENTE