English

Gjendet e vdekur vogëlushja nga Shqipëria pas tërmetit në Abruzo

Abruzo, 6 Prill NOA- Shënohet viktima e parë nga Shqipëria në tërmetin e rënë në Abruzo, Itali.

Forcat e kërkimit, kanë gjetur para pak minutash vajzën 5-vjeçare nga Shqipëria, me emrin E. Boshti.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane, të cilët kanë bërë të ditur se, është duke u kërkuar për të gjetur trupat e dy prindërve të vajzës së mitur.

Familja e emigrantëve shqiptarë ishte shpallur e zhdukur që prej mëngjesit të sotëm, por vetëm tani është gjetur një nga pjesëtarët e saj, vajza e mitur.

Autoritetet u shprehën pak minuta më parë, se shpresohet që të gjenden të gjallë prindërit e vajzës.

c.a/NOA

KOMENTE