English

Interpoli italian ekstradon Besim Dokun në Tiranë

Tiranë, 6 prill, NOA - Interpol Roma Itali ka bërë të ditur se më Â 4 prill, dy ditë më parë, ka arrestuar shtetasin shqiptar Besim Doku për ta ekstraduar në vendin tonë.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, për agjencinë e lajmeve NOA, 39 vjeçari Besim DOKU, lindur në Laknas/Tiranë, është arrestuar në Romë për t'u ekstraduar drejt Tiranës.

Gjykata e kryeqytetit, pohojnë të njëjtat burime me vendimin nr.692, datë 25.06.2004, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg, për veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Burimet policore të Tiranës, deklarojnë për NOA-n se, më 19 Maj 1997, rreth orës 21:00, në vendin e quajtur Bregu i Lumit-Tiranë, 39 vjeçari Besim Doku, në bashkëpunim me Artur Dokun, kanë vrarë me armë zjarri Ilmi Cukën dhe kanë plagosur Dalip Cukën (vëllanë e viktimës) për motive të dobëta. Pas krimit Besim Doku, është larguar në drejtim të Italisë.

s.v/NOA

KOMENTE