English

Ivanov, kandidati i VMRO DPMNE, zgjidhet president i ri në Maqedoni

Shkup, 6 prill, NOA - Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov ka fituar në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Maqedoni.

Ivanovi ka arritur të fitojë si president, përballë kandidatit të opozitës socialdemokrate Lubomir Fërçkovski, por duke arritur edhe limitin prej mbi 40 për qind të votuesve në Maqedoni, që ishte një parakusht kryesor që zgjedhjet të jenë të suksesshme.

Nga rezultatet e përpunuara paraprake nga 96,71 të fletëvotimeve, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov ka fituar 437.455 vota, ndërsa kandidati i LSDM-së, Lubomir Fërçkovski ka fituar 252.195 vota. Votuesit shqiptarë kanë bojkotuar në masë të madhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe jehona e votuesve në zonat shqiptare për kandidatët presidencial ka qenë 1 deri në 3 për qind.

Ivanov është presidenti i katërt i Maqedonisë pas mëvetësimi të saj. Ai do të zëvendësojë presidentin e deritanishëm Branko Cërvenkovski, partia e të cilit tashmë është në opozitë. NOA-INA

KOMENTE