Shijak, 6 prill, NOA - Forcat e policisë së Shijakut kanë arrestuar në flagrancë
30-vjeçarin Klodian Hushi, lindur dhe banues i këtij qyteti, pasi ai akuzohet si autor i ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur Olsi Ferizi.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ai rezulton të jetë dënuar edhe një herë më parë për vjedhje dhe policia sqaron se mbi ngjarjen e plagosjes, ai ka shkuar në vendgjarje duke marrë më pas gëzhojat e pistoletës me të kreu krimin, me qëllim fshehjen e tyre, duke tentuar zhdukjen e provave kundër tij.
Të dhënat e ngjarjes tregojnë se Hushi dhe Ferizi kanë debatuar në lokalin e këtij të fundit për motive të dobëta dhe më pas, Hushi e ka qëlluar me një armë pistoletë tip TT, duke e plagosur.
I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal të qytetit të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
n.e/NOA