English

Kryetari i PS, Edi Rama: Lirimi i nënë Feridesë, u dëgjua zëri ynë

Tiranë, 6 Prill NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu sot pasdite kënaqësinë e veçantë për lirimin nga burgu të nënë Feridesë dhe të grave të tjera që përfituan nga falja e Presidentit të Republikës.

"Më në fund zëri i atyre mijëra njerëzve që firmosën peticionin për lirimin e nënë Feridesë u dëgjua", - deklaroi z.Rama.

Duke uruar që rasti në fjalë të shërbejë për të nxitur politika me largpamëse zhvillimi e përkrahjeje të zonave të varfra të vendit dhe të familjeve të varfra të këtyre zonave, kryetari Edi Rama tha se i uron shëndet e mbarësi familjes së ribashkuar të Feride Bakos.

e.l/NOA

KOMENTE