English

Largimi i Sejdinit, sjell tjetër hendek për ekipin e Elbasanit

Elbasan, 6 prill NOA - Largimi i trajnerit Faruk Sejdini, ka hapur një hendek tjetër të madh, në radhët e elbasanasve, pak javë para se të mbyllet Kategoria Superiore.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta, që nuk i janë përgjigjur merkatos së fortë që zhvilloi kjo skuadër në muajin janar, apo dëmtimin e papritur të mbrojtësit Nevil Dede, tani ekipi duhet të gjejë edhe trajnerin e ardhshëm.

Faruk Sejdini, pas humbjes 4-1 që pësoi në shtëpi, nga Vllaznia, u largua për t'i hapur rrugë rezultateve negative.

Elbasani është stërvitur gjatë ditës së djeshme nga ndihmësit e Sejdinit, Filja dhe Gogunja.

Sakaq mësohet se deri në fund të kampionatit gjasat janë që ekipin ta drejtojë një trajner nga qyteti i Elbasanit.

Synimi i Elbasanit, mbetet që t'i shpëtojë rënies në një kategori më poshtë.

Elbasani gjatë këtij kampionati ka ndërruar dy trajnerë. Në fillim, drejtimin e Elbasanit e mori Mirel Josa, që më pas i la vendin Faruk Sejdinit.

a.k/NOA

KOMENTE