Tiranë, 7 prill NOA - Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme (e Martë), nga vlera normale të presionit atmosferik, bën të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, Shërbmi Metereologjik Ushtarak.
Masa ajrore që qarkullon do të jetë e ngrohtë dhe relativisht e lagësht.
Moti pritet që të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në orët e mesditës.
Kurse mjegull parashihet që të jetë e pranishme në orët e para të mëngjesit.
Zona Veriore
Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në mesditë. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit.
Zona Qendrore
Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta në mesditë. Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit.
Temperatura më e lartë do të jetë në Lezhë, 26 gradë celsius, ndërsa më e ulëta, në Korçë, 5 gradë celsius.
Temperaturat më të ulëta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 12 dhe 24 Durrës 12 dhe 23 Elbasan 12 dhe 22 Korçë 5 dhe 19 Peshkopi 8 dhe 21 Kukës 8 dhe 23 Shkodër 11 dhe 23 Lezhë 11 dhe 26 Kuçovë 10 dhe 24 Gjirokastër 11 dhe 21 Vlorë 12 dhe 23 Sarandë 12 dhe 22
Tendenca për 48 orë deri në orën 24 00 të ditës së Mërkurë 08 Prill 2009
Vendi ynë do të ndikohet nga vlera normale te presionit atmosferik. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë të qëndrueshme, të ngrohta dhe relativisht të lagështa. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare në mesditë dhe pasdite.
Zona Veriore
Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare në mesditë dhe pasdite.
Zona Qendrore
Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare në mesditë dhe pasdite.
Zona Jugore
Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri në mesatare në mesditë dhe pasdite.
Era do te fryjë Verilindje - Lindje 8 m/sek. Valëzimi deri 4 ballë.
Zonat malore 6 / 20
Zonat e ulëta 8 / 25
Zonat bregdetare 11 / 25