English

Në 92 arrin numri i viktimave të tërmetit në Aquilla të Italisë

Romë, 6 prill, NOA - Tërmeti i dhunshëm 5,8 ballë i shkallës Rihter, që ra pak pas orës 3.30 në Abruzzo, me epiqendër në Aquila si bilanc të fundit numëron 92 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë. Por është një numër provizor. Po vazhdon kontrolli nën gërmadha.

"Tashmë po bëhet një tendë për të pastrehët, mos qëndroni nëpër shtëpitë e rrënuara"- ka bërë thirrje kryeministri Berlusconi.

Ndërsa Mbrojtja Civile u ka bërë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë për në zonën sizmike.

Kryeministri Silvio Berlusconi që tani ndodhet në Aquila ka deklaruar se janë 1.500 personat e plagosur si pasojë e tërmetit. Ai bëri të ditur se tashmë ka nisur realizimi i një tendopoli me 2 mijë tenda për të strehuar të mbijetuarit e pastrehë. Cdo njëra nga tendat do të mbajë 8-10 persona.

Për të mikpritur të pastrehët e tragjedisë së Aquila-s janë bllokuar edhe 4 mijë shtretër nëpër hotelet e zonës.

"Tendopoli ka mundësi të jetë gati që këtë mbrëmje'',- shpjegoi kryeministri italian. Mesazhi që iu përcoll nga ai qytetarëve të Aquila-s ishte që të mos qëndronin në shtëpitë e dëmtuara.

Ndërkohë që ndihma po vijnë nga gjithë Italia për zonën e goditur nga tërmeti.

s.v/NOA

KOMENTE