Ferizaj, 6 prill, NOA - Pas një hetimi disa mujor, drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Ferizaj të Kosovës arrestoi 7 persona nën akuzat për mundësim prostitucioni.
Me emrin e koduar "Tulipan", forcat e policisë ushtruan një operacionin në rajonin e Ferizajt, në lokalin e quajtur "Groningen".
Pasi u bë bastisja e këtij lokali, u arrestuan 7 persona të dyshuar, mes të cilëve dy kosovarë dhe 5 ukrainase, të cilat dyshohen se ushtronin prostitucion.
Në cilësi të provave dhe dëshmive materiale policia ka konfiskuar rreth 3000 Euro si dhe disa prova të tjera të cilat do të shërbejnë më tutje gjatë procedimit penal të këtij rasti.
n.e/NOA