English

Pack kërkon në Prishtinë që Beogradi të ndihmojë decentralizimin e Kosovës

Prishtinë, 6 prill, NOA - Doris Pack kryeson delegacionin parlamentar evropian që viziton Prishtinën.

Gjatë takimit që bëri me kryeministrin Thaçi, Pack deklaroi se Beogradi duhet t'i japë ndihmë Kosovës në procesin e decentralizimit. Ndërsa kryeministri Ashim Thaçi siguroi se qeveria që ai drejton do të kryejë gjithë obligimet e veta.

"Procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë , por për këtë nevojitet vullneti i Beogradit"- është shprehur gjatë takimit me kryeministrin kosovar, europarlamentarja Doris Pack. Sipas saj në Kosovë vihet re qartë progresi, por mbetet ende për t'u bërë.

Nga ana tjetër kryeministri Thaçi siguroi se qeveria do ët kryejë gjithë obligimet e saj deri në shtator kur do të bëhet procesi i fizibilitetit me Bashkimin Europian.

Delegacioni evropian i kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack ka marrë pjesë në Prishtinë në deklarimin zyrtar të kapacitetit të plotë operativ të EULEX-it dhe të përurimit të selisë së kryesore të këtij misioni në Kosovë.

s.v/NOA

KOMENTE