Tiranë, 6 prill NOA - Në Evropianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Rumani, pritet të zhvillohet dhe gara e meshkujve.
Në garë, janë disa kandidatë të tjerë nga vendi ynë, që synojnë të shënojnë rezultate të larta dhe të marrin medalje në Evropë.
Erkan Qerimaj është një ndër kandidatët e mundshëm, pasi ai ka shënuar më parë suksese në çdo pjesëmarrje ndërkombëtare, por edhe sportistë të tjerë si Gerti Trasha.
Sakaq, në Evropian, Romela Begaj është shpallur kampione e Evropës, në stilin e shkëputjes, (pesha 58 kg), në garën e fundit.
Ndërkohë, në dygarësh, ajo është renditur në vend të 3-të, duke u mjaftuar me medaljen e bronzit.
Peshëngritësja shqiptare ngriti në shkëputje 96 kilogramë, po aq sa bullgarja Navikova.
Begaj, për shkak të peshës trupore, më të vogël, është renditur e para.
Më tej, në dy garësh sportistja shqiptare është renditur e treta, duke ngritur gjithsej plot 207 kilogramë.
Begaj nuk arriti të njëjtin suksesin, në stilin e shtytjes. Ajo është renditur në vendin e katërt, me 111 kilogramë.
Një vit më parë, në kampionatin e Peshëngritjes që u zhvillua në Itali, 22-vjeçarja u shpall nën-kampione e kontinentit, duke ngritur në total 212 kilogramë.
g.sh/NOA