English

PDSH e Menduh Thaçit fiton zgjedhjet në Tetovë

Tetovë, 6 prill, NOA - Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka shpallur fitoren e kandidatit të saj për kryetar komune në Tetovë të prof.dr. Sadi Bexhetit, i cili do të udhëheq me qytetin më të madh shqiptar në Maqedoni në katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale.

Në ndërkohë shumë simpatizantë dhe anëtarë të PDSH-së kanë festuar deri në orët e vona të natës duke mbushur sheshim e qytetit " Iliria", ndërsa festa e tyre ka qenë e shoqëruar me shumë fishekzjarrë dhe lëvizje të njerëzve nëpër rrugë të ndryshme të qytetit të cilat shpinin për në sheshin kryesorë.

Zgjedhjet e djeshme në balotazh kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i shoqëruar nga Bexheti u janë drejtuar masës së madhe që ishin tubuar pak orë para mesnatës, ndërkohë që kjo fitore për kreun e PDSH-sëështë e sigurt dhe nuk ka asnjë lloj hezitimi dhe diskutimi, ndërsa sipas tij zyrtarisht rezultati është mbi 1300 për partinë që ai e drejton.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi u tha qytetarëve se me votën për PDSH-në iështë kthyer qyteti tetovarëve.

"Merita është e juaja për shkak se ju e mundët qeverinë e Maqedonisë. Krejt Qeveria e Maqedonisë, BDI, VMRO-DPMNE-ja ishin kundër nesh dhe ju arritët që me votën tuaj t'u thoni boll më dhe boll më ju i thatë matrapazëve dhe hajdutëve, atyre që shkelën mbi gjakun e njerëzve, atyre që harruan flamurin kombëtarë, ata që harruan gjuhë shqipe dhe përfundimisht ata që janë kundër NATO-s" deklaroi Thaçi. Ai tha në vazhdim se ju kemi thënë se politika e partisë që drejton do të fitojë.

"Ju e keni shpëtuar idenë fisnike të shqiptarisë dhe i keni habitur të gjithë shqiptarët sepse janë një datë që përputhet që është fitorja e PDSH-së dhe Shqipëria në NATO.

Ne arritëm të kemi një fitore spektakolare në Tetovë, që do të thotë fitore e demokracisë. Ne këtyre muajve ishim në një terror total duke filluar nga Ahmeti dhe Gruevski të cilët deshën vetëm neve të na mundin e deri tek ato miliona të cilët u hodhën në qytet dhe jam krenar që fituam këtu dhe përgëzoj qytetarët e mi për fitoren" deklaroi kreu i PDSH-së. Për liderin e PDSH "ishte një fitore e madhe e demokracisë dhe ajo lidhja mes Ahmetit dhe Gruevskit që na sollën mbi 20 mijë policë".

Kryetari i ardhshëm i Tetovës Sadi Bexheti tha se do të jetë kryetar i të gjithëve qytetarëve të Tetovës. Bexheti tha se vota e kërkuar ishte për qëllime fisnike, ndërsa besimi i dhënë do të shndërrohet në mirëqenie për të gjithë qytetarët.

NOA-INA

KOMENTE