Lezhë, 6 prill, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë të qytetit të Lezhës, ku një nxënës 14-vjeçar ka qëlluar me pistoletë një bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja, e cila bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, pohohet se ka ndodhur në shkollën "Kosova" të Lezhës.
Policia nga ana e saj ka dhënë variantin se adoleshenti e ka qëlluar pa dashje shokun e tij.
Ndërkaq, thuhet se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, ku edhe pritet të marrë ndihmën e parë mjekësore.
n.e/NOA