English

Shoqata e ish-pronarëve kundër qëndrimeve të Partisë Republikane

Tiranë, 6 prill, NOA - Shoqata e të shpronësuarve "Pronësi me Drejtësi", ka bërë publike me anë të një deklarate zyrtare raportet e saj me Partinë Republikane, nisur nga fakti se nënkryetari i kësaj partie, Aleksandër Garuli ka pohuar pak javë më parë për ish-pronarët se ata bëjnë vetëm zhurmë përballë punës të Partisë Republikane."Deklarime të ngjashme po kaq të papërgjegjshme në emër të Partisë Republikane ka bërë dhe deputeti Arian Madhi", thuhet në qëndrimin zyrtar të shoqatës "Pronësi me Drejtësi"."Eshtë e vërtetë e pamohueshme se shoqata jonë mbrojtur më së miri interesat e të shpronësuarve dhe do të vazhdojë t'i mbrojë me konsekuencë deri në respektimin e plotë të kthimit fizik të pronës së tyre të trashëguar nga prindërit e tyre dhe pastaj edhe të kompensimit në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe parimet ndërkombëtare", pohojnë ish-pronarët.Sipas tyre, çdo qëndrim dhe politikë, prej cilësdo forcë politike që kundërshton kthimin e pronës në kufijtë e para shtetëzimit komunist, është sa antidemokratike aq dhe antikombëtare. "Pronarët e shpronësuar nuk kanë mbetur në mes të rrugës për lëmoshën dhe përfaqësimin e drejtuesve të Partisë Republikane, që u treguan kolltukofagë të pluralizmit komunist, vasalë dhe shërbëtorë besnikë të të gjithë zotërinjve të Partisë Demokratike", përfundon kjo deklaratë.n.e/NOA

KOMENTE