Perreth Flamurit te perbashkuar.... Me nje deshire e nje qellim... …
Për agjencinë e lajmeve NOA
Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Â
Anetaresimi i Shqiperise ne NATO sot është nje realitet. U krye edhe ceremonia zyrtare ne Samitin e Baden Badenit. Mbetet festimi mbareshqiptar. Ndaj te jemi krushq dinjitoze te kesaj dasme te madhe mbareshqiptare!
Te festojme me dinjitet e kulture, duke dhene nje prove tjeter se e meritojme plotesisht anetaresine ne NATO.
Urime te gjithe shqiptareve brenda e jashte Shqiperise. Urime qeverise dhe vegjelise, pozites dhe opozites, partive politike dhe organizatave shoqerore!
Urime te gjitheve vellezer e motra shqiptare ne Tirane, ne Prishtine, ne Tetove, ne Ulqin, ne memedhe e ne diaspore kudo qe jeni! Nuk ka shqiptare te forte pa nje Shqiperi te forte! Nuk ka Shqiperi te forte pa miq e aleate te
forte... E NATO eshte me i forti mik e aleat i ne shqiptareve kudo jemi!
Me kete hap shume te rendesishem Shqiperia siguron perfshirjen dhe renditjen e saj strategjike, politike, ushtarake dhe ekonomike ne vendin e saj te natyrshem: Perendim....
Eshte koha per te festuar se bashku si vellezer te gjithe.
Ti leme cicmicet e betejat mediatike e kacafytjete politike me njeri-tjetrin.
Tani nje sfide tjeter e rendesishme na pret: futja sa me shpejt e Shqiperise ne BE…. Ti perkushtohemi teresisht ketij qellimi te larte e fisnik per cdo shqiptar.
Shqiperia nuk eshte as blu e as roze. Ajo eshte e duhet te jete e tille vetem nje muaj ne tre ose kater vjet kur ka zgjedhje lokale apo parlamentare...Shqiperia eshte kuq e zi. Ajo eshte e Sali Berishes sa c'eshte edhe e Edi Rames, e Sabri Godos po aq sa edhe e Leka Zogut, e Fatos Nanos sa edhe Robert Cimcakizit... Shqiperia eshte e cdo dhe e te gjithe shqiptareve, ndryshe nuk do te ishte Shqiperi. Shqiperia eshte e jona! Ti Shqiperi me ep nder me ep emrin shqiptar!
As NATO e as Evropa e Bashkuar nuk jane prona e as parcela te kesaj apo te asaj partie. Ato jane thesari dhe shtepia jone e perbashket, prej nga na largoi qoftelargu dhe diktatura e tij. Jemi te vonuar por asnjehere nuk eshte teper vone per te shkuar ne shtepine tende. Kemi pune shume te rendesishme perpara. Ti leme vogelsirat e betejat e gjelave politike, qe sjellin tragjedi edhe me te renda. Ne luften midis vellezervre nuk ka te fituar. Te humbur do te ishim te gjithe.
Pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, njevjetorin e se ciles e festuam te gjithe se bashku si nje trup i vetem dje, futja e Shqiperise ne Organizaten Traktatit te Atlantikut Verior, NATO eshte ngjarja me e rendesishme per popullin e kombin shqiptar ne keto dekadat e fundit. Edhe de jure Shqiperia ze keshtu vendin e saj natyror ne gjirin e aleateve te natyrshem perendimore.
Me kontributin dhe rolin e pazevendesueshem ne luften per clirimin dhe pavaresine e Kosoves, NATO e kaloi proven e zjarrit per ne shqiptaret. Tani eshte radha jone, e cdo shqiptari kudo ne bote tua kthejme kete borxh aleateve tane natyrore, vellezerve tane perendimore te NATO-s dhe SHBA-ne. Me ta na na bashkon gjithcka e nuk na ndan asgje.
Jemi populli e kombi me pro-perendimor e me pro-amerikan ne boten e sotme. A nuk e shkroi edhe "The New York Times" gjate vizites historike se ish-Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi se ai "eshte me i sigurte ne Shqiperi se ne SHBA". Kush ka dyshim per kete le tu kthehet pamjeve te pritjes madheshtore te tij ne Fushe Kruje... E paarriteshme, e pakrahasueshme por jo e paperseritshme.
Mikpritja shqiptare eshte legjende ashtu si dhe shpirti pro- perendimor i shqiptareve eshte kult! Nder e lavdi popullit e kombit tone, vellezer! Anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte vetem hapi i pare ne rrugen e mbare te integrimit te Shqiperise me Perendimin demokratik. Ajo sjell me vete jo vetem nderim, por edhe detyra te reja edhe me te veshtira. Trokasim ende ne dyert e Evropes se Bashkuar kur duhet te ishim ne gjirin e zemren e saj, prej nga na largoi diktatura qoftelarge.
Ne keto momente historike kerkohet vigjilence e vellazeri me njeri- tjetrin. Kerkohet te jemi nje ne te mire e ne te keq. Te jemi një, seps jemi realisht vellezer te nje gjaku e te nje trolli…. Emocionet, qofte pesimizmi i tepruar qofte euforia pa baza, ne keto momente jane me pasoja te renda. Eshte detyrim atdhetar dhe nderkombetar per ta radhitur Shqiperine ne vendin e saj natyror: Perendim.
Gjithcka per anetaresine e Shqiperise ne Evropen e Bashkuar! Kjo eshte thirrja e Flamurit tone Kombetar: Perreth Flamurit te perbashkuar... Me nje deshire e nje qellim: Shqiperia ne NATO!
Go West Shqiperia jone e shtrenjte!
Go West Kosova jone! Go West... West... West shqiptare kudo jemi! Gjithnje drejt Perendimit! Ajo dhe vetem ajo eshte rruga e Zotit per ne shqiptaret! Always Go
West! Eshte koha e fundit per te fituar kohen e humbur! Sot Shqiperia ne NATO!
Mirese ju gjetem NATO! Na falni per vonesen! Se bashku do ta fitojme edhe kohen e humbur!
Faleminderit NATO! Ua kthefshim per te mire e me te mire!
Tungjatjeta NATO!...
Tani e ka radhen BE-ja! Si You soon EU!