English

Beqja në ditën botërore të shëndetit: " Spitalet tona janë më të pasigurta"

Tiranë, 7 prill, NOA- Â Në ditën botërore të shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën apel për spitale më të sigurtë në raste urgjence.

Por, sipas Nënsekretarit për Programin, Ilir Beqja, dita botërore e shëndetit e gjen shërbimin shëndetsor shqiptar e në vecanti shërbimin spitalor në një gjendje skandaloze.

"Spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë barna për situata normale. Në spitalet shqiptare nuk realizohen ekzaminimet, spese mungojnë elementët bazë. Është e patolureshme për qeverinë e kryeministrit Berisha që edhe barnat do t'i furnizojë vetëm në muajin e fushatës elektorale" - u shpreh Beqja gjatë deklaratës së tij për shtyp.

Ai vuri në dukje se, spitalet shqiptare vazhdojnë të mos kenë shtretër të lirë në repartet e reanimacionit.

Duke iu referuar fakteve statistikore ai deklaroi se, spitalet shqiptare kanë sot 2 herë më pak shtretër për 100 mijë banorë se spitalet e vendeve të anëtarësuar së fundmi në Bashkimin Europian. "Megjithatë Ministria e Shëndetësisë bëhet ortake në afera korruptive të privatizimit të spitaleve.Sot, në ditën botërore të shëndetit ne mbështesim përpjekjet dhe angazhimin e bluzave të bardha, edhe pse ata janë braktisur nga politika e 18 vjetëve dhe u është nëpërkëmbur dinjiteti profesional dhe njerëzor. Mbështesim mjekët e talentuar e të përkushtuar që realizojnë transplante, edhe pse mjekët e talentuar nuk i kanë munguar këtij vendi"- tha Bejtja.

Duke përmendur zgjedhjet e qershorit, Bejtja garantoi shqiptarët se me ardhjen në pushtet të së majtës, pas 82 ditësh ndryshimi do të vijë edhe për shëndetësinë. Ai siguroi për një sistem shëndetsor të ndershëm, të barabartë, cilësor, të shtrirë në të gjithë vendin.

s.v/NOA

KOMENTE