English

Besnik Hasi, i papërgatitur për kuqezinjtë

Tiranë, 7 prill NOA - Besnik Hasi ka deklaruar sot se nuk do të pranojë për momentin asnjë ofertë për të qenë trajner, pasi nuk e sheh veten të gatshëm që të marrë një përgjegjësi kaq të madhe, për të drejtuar kombëtaren tonë.

Hasi pohoi për mediat se as nuk është vënë në dijeni të këtij lajmi por dhe nëse do të ekzistonte një ofertë do ta refuzonte.

Hasi, një prej lojtarëve më të mirë, gjatë viteve të fundit të kombëtares sonë, pas lënies së futbollit, është punësuar në klubin e njohur belg të Anderlehtit.

Kosovari kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist tek belgët dhe synon të qëndrojë edhe disa kohë.

"Sigurisht," - theksoi Hasi, -"kombëtarja është nder, por nuk di gjë dhe jam i impenjuar aktualisht në Belgjikë. Ndoshta në një të ardhme tjetër do të jem gati." Â

e.l/NOA

KOMENTE