English

Brenda: Përparësia e presidencës Ceke, anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Tiranë, 7 prill, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot një takim në Pallatin e Brigadave, Kryetarin e Komisionit për Kushtetutën dhe Çështjet Ligjore të Parlamentit çek, Marek Brenda dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Brenda uroi  presidentin Topi, për anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka është ndër të tjera një vlerësim për ecurinë e reformave të gjithanëshme të ndërmarra nga shteti shqiptar dhe "një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm në drejtim të sigurisë, por edhe një vulë certifikimi nga bashkësia ndërkombëtare për Shqipërinë si një vend me të vërtetë demokratik".

Gjatë bisedës dy personalitetet janë ndalur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë, të cilat i vlerësuan si cilësisht dhe tradicionalisht shumë të mira. Presidenti Topi dhe z. Brenda shprehën interesimin e përbashkët për zgjerimin, thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të tyre, sidomos në spektrin ekonomik. Kreu i Shtetit shqiptar, Â vuri në dukje klimën e përshtatshme, që ofron vendi ynë për investimet e huaja dhe ftoi për më tepër investime në Shqipëri nga bizneset prestigjioze çeke. Gjithashtu, Presidenti Topi bëri dhe një panoramë të zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, për reformat kryesore të ndërmarra, po ashtu dhe të parapërgatitjes për procesin zgjedhor në 28 qershor.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen në vullnetin dhe angazhimin e klasës politike shqiptare për realizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestueshme, si një garanci më shumë për të ardhmen e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. "Ne jemi të bindur", - u shpreh Presidenti Topi, - "se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është një sfidë, që ne do e përmbushim me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë për të siguruar për qytetarët shqiptarë më shumë alterantiva dhe mundësi zhvillimi dhe mirëqenieje".Nga ana e tij, z. Brenda vlerësoi arritjet e deritanishme të bëra nga vendi ynë për integrimin eruoatlantik, që kulmuan para pak ditësh me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pasi është informuar lidhur me ecurinë e reformave për përmirësimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, z. Brenda shprehu mbështetjen e shtetit çek në këtë drejtim duke theksuar se "reformat në drejtësi në funksion të rritjes dhe konsolidimit të pavarësisë së gjyqësorit përbëjnë standarde të vërteta integruese" Z. Brenda vuri në dukje se një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim është dhe intensifikimi i lidhjeve dhe kontakteve mes strukturave parlamentare të dy vendeve duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e ndarjes së përvojës integruese dhe ligjore të Parlamentit çek me vendin tonë si duke rritur bashkëpunimin ndërparlamentar, ashtu edhe në ndihmesën përsa i përket hartimi të ligjeve.

Në lidhje me integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane, zoti Brenda theksoi se "përparësia e presidencës çeke të radhës është pikërisht përmbushja e synimit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve të reja, gjithmonë pasi të jenë plotësuar të gjitha standardet e kërkuara, standarde, për të cilat vendi ynë është në rrugën e mbarë të përmbushjes me sukses".

KOMENTE