English

Çelet ekspozita me punime të talenteve të reja nën moton "Shqipëria në NATO"

Tiranë, 8 prill NOA - Në Galerinë "Ibrahim Kodra" MTKRS, FDE organizoi Ekspozitën BLIC 14 me Prof, studentë të AAB dhe nxënës nga liceu Artistik " Jordan Misja" nën moton "Shqipëria në Nato".

Ky forum iu jep mbështetje këtyre të rinjve nën nismën që ka ndërmarrë për vlerësimin dhe lartësimin e talenteve të reja shqiptare. (brain- staind)

Pjesëmarrësit në këtë ekspozitë u paraqitën me nga tre punime secili duke iu përshtatur temës "Shqipëria në Nato".

Ata kanë interpretuar pasazhe të ndryshme nëpërmjet figuracioneve të ndryshme artistike duke u ndikuar nga ambienti ku jetojnë.

Ekuinoks është tematika ku këta artistë thërrasin zërin e tyre në përjetime të barabarta me zërat e tjerë të shteteve të botës.

Me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO është prezantuar edhe një vepër e kuratorit neomodernist Everest Imeraj e titulluar NATO.

Kjo vepër është simbol i unitetit, i barazisë dhe i vlerave të mëdha njerëzore. Punimi në skulpturë i paraqitur në tredimensionalizëm e interpretuar me materiale të përziera.

Por jo vetëm kaq, atje u prezantua dhe një vepër tjetër të kuratorit Imeraj të paraqitur në instalacion, frymëzimin e të cilës e ka marrë nga vepra e shkrimtari te madh shqiptar me përmasa botërore Ismail Kadare e cila është Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur.

Paraqitja e figurës së gjeneralit në një pozicion të dështuar ku paqja dhe lufta janë në duel me njëra- tjetrën.

Në këtë ekspozitë merrnin pjesë 14 artistë nga Shqipëria dhe e ftuar ishte artistja nga Italia, Giorgia Sond.

e.l/NOA

KOMENTE