English

Del në dritë, "Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore"

Nga Sokol Demaku

Në qytetin Uddevala të Suedisë në organizim të shoqatës Kulturore Shqiptare "Vehbi Ibrahimi" u bë promovimi i librit "Den mystiska sjukdomen" (Sëmundja mistike) të autorit Ga¶ran Wassenius.

Libri bën fjalë për një ngjarje të vitit 1990 në Kosovë, atëherë kur kryesisht adoleshent, ishin goditur nga pasojat e helmimeve.

Kjo është një histori e vërtetë. Bëhet fjalë për atë që ndodhi në Kosovë në vitin 1990, kur të paktën 7500 shqiptarë (sidomos fëmijët dhe të rinjtë) i kishte kapluar simptoma e helmimit. Po ky libër përpiqet të shtjellojë dhe shpjegojë atë që ndodhi këtu me këta të rinj? Göran Wassenius ka një interes në "sëmundje misterioze" që goditi rininë kosovare. Ai vetë ka vizituar Kosovën disa herë. Në verë të vitit 2008, ai udhëtoi për në Gjenevë për të marrë përsipër dokumentet e nevojshme nga ana e OKB për këtë gjë.

Ai ka intervistuar mjekë, mësues, dëshmitarë dhe njerëz të prekur nga sëmundja. Ka marrë pjesë në takime ku kanë qenë të pranishëm njerëz të cilët janë prekur nga kjo tragjedi. Ka qenë prezent kur një shqiptar i Kosovës drejtor shkolle përshkroi atë që ndodhi në ditët kur ai kryente punën e drejtorit të shkollës kur sëmundja / helmim kishte goditur rinine shqiptare. Shumë fëmijë kishin nevoje për ndihme, por ata nuk e dinin se pse.

Të gjithë kishin vështirësi frymë dhe ndërgjegje të humbur. Sytë e tyre ishin të shtrembëruar në shikime ishte një tragjedi rinore. Pra helmimi kishte të bënte thotë Goran megas nervor e kjo u vërtetua nga një mjek frëng i cili kishte bërë analiza laboratorike nga 150 monstra te marra nga fëmijë te prekur nga helmet.

Pushtetarët e kohës që ishin serb thonin se kjo ishte ne histeri e shqiptareve. Disa thonë se kjo ishte një histeri dhe se "sëmundja" kishte vetëm një bazë psikologjike.

Shfaqje të tjera dhe fakte flasin se ajo ishte helmim. Kjo u zbulua në laboratorët spitalore duke përfshirë analizat në mostrat e urinës, plus faktin se një grup i pacientëve kishte jonormal prat të ulët vlerat cholinesterase. Për të gjitha këto që kanë ndodhë me fëmijët shqiptar tregon një dëshmitar, të cilin Goran e ka intervistua gjatë kohës se helmimeve ne Kosovë e ky është një nxënës shkolle: "Nëntë nga shokët e klasës sime janë të helmuar. Papritmas u erdhi shkumë nga goja, dhe lotët u shkonin rrëke nga sytë, por askush nuk e dinte se pse. Të gjithë kishin probleme të frymëmarrjes, dhe ishin më ndërgjegje të humbur, të gjithë qëndronin të shtrirë në dysheme si të pa shpirt. Unë thotë Goran kamë pasur kontakt edhe me një mjeke te shquar shqiptare Flora Brovinën, të cilën e respektoj shumë dhe se ka bere nje punë të madhe në këtë kohë. Serbët pretendonin se viktimat ishin "aktor të mirë" se ata simulonin me këtë dhe se sipas tyre kjo ishte ishte një histeri. Ata dhanë një shpjegim shtesë: Shqiptarët i kishin helmuar "fëmijët e tyre" në mënyrë që të fitojë simpatinë botë. Në librin tim "Sëmundjes mistike", Unë jam përpjekur të marrë një pozicion për sqarimin e këtij fenomeni dhe se besojë se ja kam arritur.

Goran Wassenius i cili ka punuar si mësues në një shkollë të mesme në SpÃ¥ngberg në Filipstad dhe është një shkrimtar në revista të ndryshme ka përshkruar vështirësitë në gjetjen dhe mbledhjen e fakteve dhe provave për ketë tragjedi të rinisë kosovare.

Mostrat e gjakut dërguar për analizë që janë bërë në qendra të ndryshme laboratorike janë hequr dmth janë fshehur nga ana e zyrtarëve shtetëror. Hetimet u mbyllën nga ana a pushtetit si të ishin kryer ende pa u kryer. E vështirë ishte kjo kohë thotë Goran në Ballkan, njerëzit përjetuan akte të dhunës, njerëzit nga ish-Jugosllavia janë të frikësuar nga faktet dhe atyre u përbishtnojnë. Kjo ka ndodhur në Evropë në vitet 1990. Libri i Göran Wassenius merret me një ngjarje të veçantë që duhet të hetohet më shumë se çka është bërë. Göran ka mbledhur gjëra reale dhe i prezanton në librin e tij, përmban me shumë referenca, foto dhe fakte të kohës.

Ky libër ngjall reagime të forta në mesin e azilkërkuesve dhe emigrantëve në Suedi dhe interesi për këtë libër është i madh. Unë mendoj se libri është një dokument i rëndësishëm dhe unë rekomandoj atë që të gjithë ata që janë duke kërkuar përgjigje për të keqen që goditën Evropën kohët e fundit ta lexojnë këtë libër. Ky libër jep një përgjigje të saktë në pyetjen: "Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore".

Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të helmuarit. Minimizohej tragjedia e rinisë kosovare, të gjithë të helmuarit, afër 7500 nxënës dhe foshnje u quajtën "Aktorë të Kanit".

I gjithë ky vrer dhe histeria antishqiptare që vinte nga Beogradi, në masë të madhe irritoi shqiptarët që ndodheshin jashtë Kosovës. Ata ishin të informuar shumë mirë nga burime të sigurta se në Kosovë që të helmuarit ishin viktima të sigurimit sekret serb.

Ky libër vjen tash, pas kalimit të afër 20 viteve nga koha kur ngjarja me helmimet kishte tronditur rajonin.

Përgjithësisht jam i kënaqur me librin megjithë problemet që pata në sajimin e tij e që ishin prezente ne punën time. Dëshira dhe ëndrra ime është që ky libër të përkthehet edhe në shqip, thotë autori i librit Göran Wassenius.

Prezent në këtë promovim ishte edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Gislavedi i Suedise Hamit Gurugri i cil ka bërë edhe përkthimin e librit të Göran Wassenius "Helmimi misterioz" e që së shpejti pritet që libri në shqip të jetë ne duart e lexuesve.

Në promovim të librit kishte edhe suedez miq të shqiptareve të cilët shprehen mendimin e tyre rreth kësaj tragjedie të rinisë shqiptare në vitet '90.

KOMENTE