English

Flamuri shqiptar, sot valëvitet në Bruksel përkrah atyre të 27 vendeve të NATO-s

Bruksel, 7 prill, NOA - Flamuri shqiptar sot do të valëvitet për herë të parë në Bruksel përkrah flamujve të 27 vendeve të tjera të NATO-s.

Së bashku me flamurin kroat, ai është vendosur sot për herë të parë në radhën e flamujve që përfaqësojnë vendet me të drejta të plota anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në këto momente në Bruksel është duke u zhvilluar ceremonia për ngritjen e flamurit shqiptar në Bruksel, ku i pranishëm është i pranishëm kryeministri Sali Berisha dhe delegacioni shqiptar.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar shqiptar dhe atij kroat, delegacionet shoqëruan me sy ngritjen e flamujve të tyre, si dy anëtarët më të rinj të Aleancës, përkrah flamujve të 26 vendeve anëtare të NATO-s.

Banda ceremoniale e NATO-s luajti fillimisht himnet kombëtar të Shqipërisë më pas atë të Kroacisë e më pas edhe dhe himnin e NATO-s.

Në ceremoninë e cila po drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer janë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë të kryesuar nga kryeministrat e dy vendeve. Delegacioni zyrtar shqiptar kryesohet nga kryeministri Berisha dhe ka në përbërje të tij edhe Ministrin e Punëve të Jashtëm, Lulzim Basha si dhe ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kuko.

n.e/NOA

KOMENTE