Shkup, 7 prill, NOA - Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski akoma nuk e ka uruar homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Të gjitha partitë e tjera në Maqedoni, përfshirë edhe ish-presidentin Branko Cërvenkovski e kanë uruar kryemininistrin shqiptar, por mbetet akoma një enigmë përse këtë nuk e bën edhe kryeministri i Maqedonisë.
Kryeministria shqiptare në Tiranë pohon se nuk ka marrë ndonjë mesazh urimi nga qeveria e Maqedonisë, përveç atij të ish-presidentit Cërvenkovski dhe ato të liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni.
Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Sheval Memishi theksoi se çdo urim, Â kryeministrit Gruevski i duket si një dështim të tij që s'arriti të marrë ftesën për anëtarësim.
"Me siguri ai këtë e bën me të vetmin qëllim që të mos reflektojë negativisht në rejtingun e tij personal dhe të partisë së tij dhe kushtimisht me thënë edhe inatet që ka ndaj shqiptarëve sepse shihet se politika e Gruevskit dhe partisë së tij është mjaftë antishqiptare dhe me këtë nënkuptohet edhe anti NATO", ka theksuar zëdhënësi i PDSH-së.
Ai tha se në vijim të kësaj, PDSH-ja dhe lideri i saj vazhdimisht ka theksuar se Maqedonia ose do të hyjë në NATO ose do të zhbëhet.
NOA-INAÂ