Tiranë, 7 Prill NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot të dënojë me nga dhjetë vjet burg secilin, dy persona të cilët u gjetën me një sasi lënde narkotike që nga hetimi doli se ishte destinuar për trafikim.
Në seancën e sotme, gjyqtarët shpallën vendimin ku deklaruan dhënien e dhjetë vjet burgim për të pandehurit Skënder Baza dhe Dhimo Koraj nën akuzë, për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike".
Sipas vendimit që shpalli sot Gjykata për Krime të Rënda, dy të pandehurit janë vënë në pranga më 22 mars të vitit të kaluar kur gjatë një kontrollit të automjet tip trajner me targa SR 0492 B, u janë gjetur 10 pako kanabis sativa.
Hetimet e kryera, nxorën se sasia e lëndës narkotike ishte destinuar për t'u trafikuar drejt Greqisë.
e.l/NOA