English

Kundërshton policin në krye të detyrës, arrestohet në flagrancë

Tiranë, 7 prill, NOA - Burimet policore të kryeqytetit kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se dje rreth orës 08.00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kryen arrestimin në flagrancë të 22 vjeçarit Andi Gordani, banues në Tiranë.

Siapas të njëjtave burime, arrestimi i tij u bë pasi akuzohet se ka kundërshtuar në krye të detyrës, një punonjës policie të Komisariatit Nr. 1.

Policia e Tiranës, bëri të ditur për NOA-n se materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë rendit publik, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

s.v/NOA

KOMENTE