Tiranë, 7 prill, NOA - Nisin që sot, për të vijuar edhe ditën e nesërme katër takimet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, i cili njihet si cikli futbollistik më i rëndësishëm i Evropës.
Sipas kalendarit të ndeshjeve, sfida e parë çerekfinale e këtij kampionati mjaft të ndjekur, është ajo mes ekipeve të Vila Realit dhe Arsenalit.
Ndërsa takimi i dytë çerekfinal, i parashikuar për ditën e sotme zhvillohet mes ekipeve të Manchester United dhe atij të Portos.
Ndërsa dita e nesërme do të rezervojë dy supersfida të mëdha. Ekupi i Liverpulit dhe ai i Chelsea do të përballen në atë që cilësohet si derbi anglez i Ligës së Kampioneve.
Ndërsa Bayerni i Mynihut nga ana tjetër, do të përballet me spanjollët e Barcelonës.
n.e/NOA
Â