English

Meta; NATO, festë e të gjithë shqiptarëve

Tiranë, 7 prill, NOA - Kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës, nënvizoi se anëtarësimi në NATO është festë e të gjithë shqiptarëve.

Ai, Â i konsideron të padenja festimet që u bënë në nder të anëtarësimit në NATO, nga të dy forcat politike PS dhe PD. Meta u shpreh se anëtarësimi në NATO është festë e të gjithë shqiptarëve dhe e asnjë force politike në veçanti. Duke iu referuar mundësisë për bashkëpunim pas zgjedhor me PS-në, Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrimi i forcës së tij politike, por thjeshtë ajo nuk ra në grackën e diversionit që Berisha kërkoi të bëntë ndaj të majtës. Meta foli edhe për angazhimin e të rinjve në politike dhe punësimin e tyre. Ai tha se LSI-ja do të krijojë më shumë hapësira për punësimin e tyre.s.v/NOA

KOMENTE