Tiranë, 7 prill, NOA - Ministria e Financave ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Botërore për sistemin e sigurimeve shoqërore.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për një shumë prej 5 milionë dollarësh, e cila do të vihet në dispozicion të palës shqiptare për modernizimin e këtij shërbimi dhe kthimit të tij në gjendje të dixhitalizuar.
"Ky projekt synon modernizimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përmes përgatitjes së një regjistri elektronik për listën e kontribuuesve dhe përfituesve", pohoi lidhur me një fakt të tillë, ministri i Financave Ridvan Bode.
Sipas tij, ky mbetet një projekt i rëndësishëm në kuadrin e reformës për pensionet në vendin tonë.
n.e/NOA
Â