English

NATO, aktor serioz i sigurisë ndërkombëtare

Â

Dymbëdhjetë shtetet themeltare 60 vite më parë, respektivisht më 4 prill të vitit 1949, nënshkruan në Uashington Traktatin e krijimit të Aleancës Veri-Atlantike.

Ky dokument i rëndësishëm dhe kjo datë, përmbledh në vetvete një ngjarje të një rëndësie të veçantë për historinë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të Luftës së Ftohtë.

Kjo organizatë ndërkombëtare e sigurisë së përbashkët kishte si qëllim të qartë armikun e saj të jashtëm, të quajtur Pakti i Varshavës.

Kjo ngjarje historike që i vuri themelet e sigurisë së përbashkët, u bë një kundërpërgjigje e qartë e ndarjes së sferave të dy botëve Lindore dhe asaj Perëndimore.

Në këtë periudhë, Presidenti i SHBA-ve Herry Truman shpalosi politikën e tij të jashtme duke parë si qëllim ngritjen e vlerave dhe të vendeve, të cilat do të mund t'i kontribuonin demokracisë paqes, prosperitetit si dhe progresit botëror.

Ai u kishte bërë thirrje disa popujve që ishin nën presionin e bllokut stalinist sovjetik, por që kishin filluar të transformoheshin në një demokraci qytetare që të luftonin dhe ta kundërshtonin të keqen dhe t'i ktheheshin vendeve të lira dhe demokratike që së bashku të punonin në ndërtimin e paqes dhe të sigurisë e zhvillimit të porceseve tjera të reja demokratike.

Sidoqoftë procesi i forcimit dhe zgjerimit të kësaj organizate të rëndësishme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare, jo vetëm e rrit kredibilitetin dhe stabilitetin, por edhe ia tregon botës demokratike dhe asaj jo demokratike qëllimin e kësaj organizate të sigurisë dhe paqes se ajo dëshiron që të krijojë rrugë për demokratizim, paqe, ndërtim dhe zhvillim e siguri për të gjithë vendet anëtare dhe ato që dëshirojnë t'i bashkangjiten këtij organizmi të sigurisë dhe mbrojtjes ndërkombëtare.

Ky zgjerim në një mënyrë apo tjetër ka pasur rezultatet e duhura dhe ka forcuar bindjen ndërkombëtare se të gjithë së bashku do mund të sfidojnë problemet madhore që dalin para ashtu që veprimet e kësaj force ndërkombëtare të jenë efektive dhe të karakterit të paqes së gjithëmbarshme ndërkombëtare.

Roli që ka pasur kjo forcë e rëndësishme ndërkombëtare e sigurisë dhe paqes ka qenë i një rëndësie të jashtëzakonshme. Ajo ka zhvilluar një sërë intervenimesh në mbrojtje të kombeve dhe popujve që iu është cënuar liria dhe e drejta e tyre për të jetuar në vendin e tyre.

Por duhet cekur para së gjithash se kjo organizatë ka si qëllim të parë mbrojtjen e shteteve anëtare në bazë të rendit dhe ligjit ndërkombëtar, por nuk është e përjashtuar gjeopolitika jashtë zonës së kësaj force, sepse kjo forcë ka bazë të theksuar për të vepruar edhe në raste gjenocidi dhe të të drejtave humanitare siç ndodhi rasti me luftën e Kosovës së vitit 1999, prandaj kjo forcë e sigurisë ishte dhe është jo vetëm shpëtimtare por edhe kujdestare e popujve dhe kombeve që e duan paqen dhe stabilitetin si dhe forcimin e shtetit juridik dhe demokracisë.

Gjithashtu, NATO si organizatë e sigurisë dhe ruajtjes së paqes tani kryen një funksion të rëndësishëm edhe në vendet e lindjes si dhe vendet tjera ku ka treguar pothuajse rezultate të admirueshme në ndaljen e konflikteve në mbrojtjen e popullsi së pafajshme në vënien e rendit demokratik atë të sigurisë si dhe në menaxhimin e situatave tjera të natyrave tepër komplekse.

Historia e krijimit pastaj e qasjes dhe veprimit të kësaj force ndërkombëtare është një tregues i suksesshëm i ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së vlerave demokratike civilizuese. Në këtë kontekst ajo tani në 60-vjetorin e themelimit të saj tregoi edhe njëherë se dëshironë që të gjitha shtete që punojnë në ndërtimin dhe progresin e përbashkët të mbrojtjes së vlerave demokratike e kanë vendin e tyre të ngrohtë në krahët e kësaj force të mbrojtjes ndërkombëtare dhe të ruajtjes së paqes e rendit demokratik.

Vlerësimi i gjithë punës është pothuajse me plot sfida duke u nisur nga ajo e ballafaqimit me probleme etnike të popujve të ndryshëm pastaj me probleme tjera të popujve e deri te ajo e luftës kundër terrorizmit.

Hapësira që iu është krijuar shteteve që të bëhen kontribuesë seriozë dhe mbrojtës të paqes dhe të demokracisë, është një ngjallje e vlerave të fillimit të demokracisë dhe një progres se përderisa të gjithë vendet janë kontribues të sigurisë së përbashkët ata nuk do mund tani të kenë edhe përmbysje të brendshme, por kanë një luftë të përbashkët ndaj të ligave të njerëzimit dhe popujve që shkaktohen nga luftërat e ndryshme të padrejta.

Tani në shekullin XXI, kjo forcë e ruajtjes së vlerave po bëhet një aktor edhe më i rëndësishëm dhe më mbrojtës duke shpalosur një rol pozitiv ndaj Ballkanit, veçanërisht shteteve që tani pas përpjekjeve dhe punës së suksesshme arritën t'i bëhen krahë NATO-s siç janë Shqipëria dhe Kroacia, shtete këto që jo vetëm se do të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë forcë por se do të ndikojnë edhe në forcimin dhe ruajtjen e paqes ballkanike.

Ballkani me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO do ketë më pak rrezik të përsëritjes së konflikteve dhe zënkave ballkanike dhe më afër paqes së saj dhe stabilitetit e progresit demokratik.

Tani me anëtarësimin e Kroacisë dhe Shqipërisë zona e sigurisë së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut do jetë edhe më e forcuar më e qëndrueshme më produktive dhe se do i kontribuojë paqes dhe stabilitetit ashtu që edhe shtetet jashtë kësaj zone do mund të përfitojnë dhe do të ndihen më të sigurt sidomos ato që janë në siujdhesën ballkanike.

Hyrja e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO është një arritje e madhe për vetë shtetet si dhe një rëndësi të madhe ka edhe kjo se këto shtete tani më nuk janë spektator e as faktor por aktorë ndërkombëtarë që së bashku me shtete tjera janë një mishërim i demokracisë, i paqes, stabilitetit, ruajtjes së vlerave të përbashkëta dhe prosperitetit të kombeve e popujve në përgjithësi.

Dhe krejt në fund, Ballkani tani po merr një formë të re të saj me hyrjen e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO gjithashtu, Ballkani dalëngadalë po shkëputet nga e kaluara e tij dhe sindromet e tij e veset, ai tani po i kthehet familjes së tij të vjetër të quajtur Europë.

Po ashtu, në aspektin gjeopolitik dhe gjeostrategjik hyrja e Shqipërisë dhe e Kroacisë në strukturat e Aleancës Veri Atlantike si shtete të siujdhesës ballkanik ka një rëndësi të madhe dhe historike, sepse deri dje ky rajon ishte i ndikuar prej ideologjive e doktrinave të thata e shkatërruese, pastaj prej blloqeve, prej klientelave dhe tani ajo dëshiron të ecë në rrugën e përbashkët të integrimit në strukturat euro-atlantike, si dhe të bëhet pjesë e përbashkët e mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes në botë.

Prandaj 60-vjetori i themelimit dhe ekzistencës së NATO-s u festua duke shpalosur synimet e reja gjeostrategjike të kësaj organizate të mbrojtjes ndërkombëtare, pastaj rolin e saj të ri të zgjerimit të saj me dy shtetet e reja të Kroacisë dhe Shqipërisë duke rritur numrin e vendeve në 28 anëtarë të sigurisë ndërkombëtare, kjo faktikisht se tregoi edhe njëherë përkushtimin e kësaj aleance në lidhje me paqen, demokracinë dhe prosperitetin e përbashkët të vendeve demokratike. * Politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

KOMENTE