Bruksel, 7 prill, NOA- Në ceremoninë e ngritjes së flamujve sot, në Bruksel, të dy vendeve më të reja të Aleancës, Shqipërisë dhe Kroacisë, kryeministri kroat në fjalën e tij ka kërkuar zgjerimin e NATO-s me Bosnjen dhe Kosovën.
Gjithahstu ai veçoi edhe Maqedoninë si një vend që meriton të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kryeministri Sanader gjatë fjalës së tij përshëndetëse deklaroi se Kosova dhe Bosnja duhet të hyjë në NATO, ashtu si dhe Shqipëria e Kroacia. Ai theksoi se hyrja e Kroacisë në NATO ishte realizimi i një objektivi strategjik i Zagrebit që prej fitores së panvarësisë në 1991. AI u shpreh se shpresonte edhe në suksesin e Maqedonisë , anëtarësimi i së cilës duhej festuar bashkë me atë të Shqipërisë dhe Kroacisë, por që prej një viti është bllokuar ky proces nga Greqia për shkak të konfliktit për emrin.
Shqipëria dhe Kroacia janë dy anëtaret më të reja të Aleancës së Atlatikut të Veriut, përkatësisht vendi i 27 dhe 28.
s.v/ NOA