English

Objektet që vodhën kusarët me pushtet

Nga Gëzim Llojdia

Drejtor i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum

Vjedhja grabitja e monumenteve

Në portikun, që hynë në manastir në qytetin antik Apoloni janë shkruar emrat e dëshmorëve që mbrojtjen monumentet. Një piedestal, që mungon çuditërisht. Ata ikën për të mbrojtur, rojtarë në kuptimin më të mirë të fjalës ishin, që kërkuan të ndalin vërshimin e kusarive deri sa i bënë të rrëzueshëm, por ata që mbeten të parrëzueshmit. Ne i nderojmë dëshmorët e monumenteve. Dhe do ti nderojmë. Bëri apel, kujt shteti.

Gjithmonë ndoshta nuk thuhet, por është e lehtë të nënkuptohet pra I bëhet apel dhe mirë bëhet se nuk ka të keq nga apelet, por fjala, që ishte zgjedhur gaboi, duhej bërë apel atyre, që shitën. Në të vërtet, pa bërë hasha do ta themi, atë që dihet mirë dorëzuam objekte

Po i sjell ca shembuj jo me nga Saranda, por nga Vlora.

Parku Kombëtar Amantia Orikum ne bashkëpunim me muzeun historik arkeologjik te Vlorës organizoi dorëzimin e 19 objekteve te këtij parku ne fondin muzeal të përkohshëm. Në bazë të shkresë të MTKRS, mbështetur Ligjit nr. 9386, date 04. 05. 2005 Për Muzetë' neni 15, pikat 1, 2 si dhe Rregullores se administrimit te parqeve arkeologjike te Shkodres, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë dhe Finiqit', pika 8, germa C,

Parku Kombëtar Amantia-Orikum dorëzojë në Muzeun historik arkeologjik të Vlorës 19 objekte. Z. MPA Amantia-Orikum bashkëngjitur me dokumentacionin përkatës dorëzon 19 objektet ne muzeun historik arkeologjik te Vlorës, duke i bere ato pjese e fondit te përkohshëm te këtij muzeu. Kalimi i këtyre objekteve ne këtë muze, kryhet me qellim

a-krijimin e kushteve te përshtatshme për administrimin, b-ekspozimin dhe sigurinë e këtyre objekteve. c-Me kushtin që këto objekte të rikthehen, kur ti kërkoj Parku arkeologjik Orikum. Objektet e gjetura janë fragmente qeramike, Fragment kolone ne forme jastëku me gdhendje, Fragment tulle me shenjat e këmbeve te kecit, Pesha e Velmendi. Qeramike(4 cope), Doreze ene horizontale ne forme harku, Fund amfore dhe me shenje guaskash në maj oker, Tjegulle kalipter me hapësirë rrethore ne mes, Kapak qeramike amforash ne forme rrethore (4 cope) 1 cope e thyer. Fund amfore me maje e çrregullte ne forme koni. Gur i gdhendur me kallëp me kornize, Forme sfere me shenja përdorimi, Monedha. Cope 2 si dhe objekte te tjera. Identifikimi i gjetjeve arkeologjike përbenë një nder problemet kryesore te specialisteve te Amantia. Per ta realizuar ketë program u përdore-marrja e te dhënave nga literatura e zbulimeve arkeologjike ne Amantia dhe te gjitha botimet qe kane përmendur këtë qytet antik. b-sigurimi i te dhënave nga burime te tjera c-katalogimi i te dhënave kryesore për objektet e zhdukura. d-dixhitalizmi i te dhënave për objektet e zhdukura. Organizmi i punës për grumbullimin e objekteve te grabitura-Bashkëpunimi me Kryeplakun e fshatit Ploce. -Bashkëpunim me komunën Sevaster-bashkëpunimi me komunitetin e zonës

Rezultati :a-janë identifikuar rreth 26 objekte. për këto janë kryer. a-katalogimi i 26 objekteve., b-dixhitalizmi i 26 objekteve-Ne dt 14 prill 2008 u dorëzuan ne këtë zyre 10 objekteve qe u gjeten ne një shtëpi. Kemi identifikuar monedha te figurina ne fshatin Amonice. kemi biseduar dhe është shprehur dakord për t'i dorëzuar. Kemi identifikuar monedha dhe figurina ne 2 banesa ne lagjen kala, kemi identifikuar 1 objekt nga te dhënat ne banesën e një banori qe është grabitur ne Ploce. Te dhena per grumbullimin e objekteve te grabitura. Ne fshatin Ploce. 1-K. I disponon rreth 10 cope objektet. burimi N. Bajrami Vlore. U dorëzuan ne daten 18 prill 2008 ne zyren e ZAKPA Amantia 10 objekte. 1-Ne lagjen kala. 1A Xh disponon monedha dhe disa figurina. 2-P. A disponon monedha dhe disa figurina. 3- Xhelili disponon monedha dhe disa figurina. Ne fshatin Amonice1-V. R disponon monedha. Ne fshatin Sevaster. 1-me mbiemrin Mahilaj disponon nje fragment qe e ka marre ne Amantia dhe e ka vendosur ne ambientet e shtëpisë. Si t;ua marrim duke bërë denoncime, por që shpesh ata i fshehin. Nuk ka përfunduar pikërisht këtu detyra jonë. Kjo listë do ti dërgohet policisë për të shpëtuar këtë pasur, që gjendet nën duar të pasigurta.

Për të mos humbur emrin e tyre, qytetërimin prej 2400 shekujsh.

Një histori jete, që gërmëzohet përmbi njëmijëvjeçarë, qyteti antik Amantia në hartën e Ilirisë jugore ka pasur në inventarin e tij një numër të madh objektesh funksionale për kohën. Ende gjurmët e tyre gjenden ose kanë mbetur nëpër sheshe tarracash, pllaja dhe në kala vende ku ishte i shtrirë një ndër qytetërimit ilire në Ilirin jugore. Kur kazmat e arkeologëve filluan gërmimet në kodrinën që prek së pari syrin e diellit hasën ndër gurrë të mëdhenj të latuar e të prerë, mirëpo koha i përket një shekulli më parë kërkimi. Ndërsa një pakicë monumentesh qëndronin në këmbë në diell, shi si në ditët e tyre, mirëpo ato rronin sepse deshën të tregonin kohe ekzistencën e tyre dhe të atij qytetërimi që ishte fshehur nëpër gjurmët e shekujve, nëpër mjegullinat e historisë për të mos humbur emrin e tyre, qytetërimin prej 2400 shekujsh.

U grabitën nga fashistët në 1920

Më më i dhimbshëm për Amantian është grabitja e tyre. "Banoret pleq te fshatit, shkruan arkeologu Skender Anamali, i kujtonin ende gërmimet qe ka bere gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qëndruar mjaft kohe aty. Ata nuk korren vesh fare u zbulua, gjate këtyre gërmimeve, sepse materialet e gjetura u muarren, nga ushtaret italiane kur u larguan se andejmi. Të dhëna për objektet arkeologjike dhe ekzistencën e tyre shqyrtojnë në ditarët dhe shënimet e udhëtimit disa autorë:Karl Pachi duke gjetur ne Ploçë monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e të rëndësishme u përpoq «te pagëzojë» me një emër rrënojat e atjeshme, te cilat, sipas tij, provonin «qenien e një qyteti disi te madh». Ugolini u tërhoqën me tepër pas mo­numenteve të shpërndarë ne fshat, neper shtëpitë e oborret. Gjate luftës se pare botërore, ne Ploce, erdhi edhe arkeologu B. Pace. Ne një artikull te tij, Pace, ka kumtuar për një mbishkrim dhe një reliev te gjetur ne Ploce, për teprica muresh me teknike shume primitive dhe për materiale te tjera arkeologjike te shpërndara neper fshat. Kërkimet ne rrënojat e Plocë, filluan te bëhen sistematike, në vitin 1949, një ekspedite e Muzeut Arkeologjik-Etnografik te Tiranes, studioi monumentet e ndryshme arkeologjike qe ruheshin ende ne fshat, gjurmoi muret rrethues te akropolit; te pastudiuara. Ekspedita ra ne gjurmët e stadiumit te lashte, e pare nga E. Izamberti dhe që më vonë nuk e gje­tën gjurmues te tjerë. Ne një shesh të vogël nen akropol, u zbuluan substruk­sionet e një tempulli dhe pranë tij mbeturinat e një kishe paleokristiane. Një vit me vone, nga sektori i arkeologjisë, u bene gërmime ne vendin ku ishin pare shkallet e stadiumit dhe te varreze. Kërkimet e bëra ne Ploce edhe ne vitet e pastajme, treguan se një pjese e monumenteve, qe shiheshin mbi sipërfaqe kishin qene gërmuar edhe me pare. U shkatërruar muzeu dhe u grabitën objektet në 1991Historia. Në vendin e quajtur kala, brenda sipërfaqeve të murrit rrethues deri në vitin 1990 ka ekzistuar një muze arkeologjik me gjetjet nga vendbanimi i lashtë. Ndërsa ndërrimi i sistemit solli shkatërrim të ndërtesës së muzeut dhe djegie të tij, objektet brenda tij u grabitën dhe sot kanë shpëtuar vetëm ato objektet që ishin nëpër muzeumet e qyteteve të Vlorës dhe Tiranës. Banorët që kanë jetuar në zonën e kalasë kanë grabitur mjaftë objektet dhe i kanë shitur jashtë vendit dhe nga të dhënat tona flitet se një pjesë e tyre mund të kenë shkuar përtej detit në Itali te tjerat në kahun e Greqisë deri në vendet e perëndimit ose mund ti posedojnë banorët nëpër banesat e tyre.

Fondi i Amantia, një grusht

Kur kamë shkelur në Muzeu arkeologjik që deri tash disponohet nga Instituti i arkeologjisë, por që duhet të kalojë në pronësi të PA Apoloni kam mbetur i zhgënjyer. Ku është fondi i objekteve të dorëzuara të qytetit antik Amantia, pyeta Vangjel Dimon, që ishte përgjegjësi ai më tregoi, Një gushtë sa për të thënë, ose ishte kandisur kokoshi, një thelë. Turp për atë Perëndi që objektet për vitet të tëra qenkan depozituar aty dhe aty gjendej një grusht i vogël. Është punuar me vite për të gërmuar. Ku janë objektet që kanë dorëzuar arkeologët. Në cilin shtet janë shitur. Përse shtetarë me kollare kanë heshtur për vite të tëra. Fatura që kësisojshme i kalon 97 si shfajësim, nuk duhet të pengojë hetimet e prokurorisë shqiptare. Është vjedhur trashëgimia shqiptare ajo që ngritën brezat me punën e tyre ndër shekujt, që tashmë mjegulla i ka mbuluar. Nën një qeverisje 8 vjeçare të socialistëve janë zhdukur dhjetëra objekte që duhen të identifikohen. Më duket që duhet bërë më tepër një hetim jo i shkurtër por i thellë, deri në labirintet nga ku kanë shkuar objektet. Më tregonin aty në Orikum se janë gjetur dhjetëra objekte një farë L. K ka gërmuar ndër kohë pas 90 dhe ku gjenden tashmë objektet që kanë shtegtuar ndoshta përtej kufijve. U morën rreth 50-60 objekte nga Oriku për tu dorëzuar, po ku prehet tash ajo pasuri e ikur diku aty nga vitet 2000-2004, një makinë plotë. Nuk janë fjalë por apel qytetarie që ne e ndeshëm kur kërkonim gjurmët e hajdutërisë. Duke vijuar thëniet për Orikum edhe ai atje në Apoloni kishte vetëm një grusht, objektesh një sirtar të vogël sikur mbante brenda gjilpëra. Kjo është pasuria thashë që kanë sjellë gjithë ato gërmime apo gjetje dhe në vend të përgjigjes, mbetet e patregueshme vendi dhe dora ë i shiti. Po të kujtojmë faktin që deri në vitin 2005, Tv jepnin lajme të bujshme se si vidheshin muzetë dhe ikonat. Fondacione fantazmë apo çirak shqiptarë, që shitën atë që net ë gjithë kërkojmë sot. Në vitin 2005 në pozicionimin e gazetarit kam denoncuar tek gazeta RD zhdukjen dhe shkatërrimin total, humbjen e një prej anijeve të drurit, që u gjend dhe u konservua në Çole një lagje e Vlorës në perëndim të qytetit historik, mirëpo që kjo pasuri një natë nga një firmë që ngriti një 8 katesh e hoqi dhe hodhi në fushën e aviacionit në Vlorë. Bëri zhurmë një qytetar, jo nga dashuria për kulturën se sa nga cenimi që i prishën pronën një dyqan, sidoqoftë mblodhi copat e drurit tek fusha e aviacionit dhe i ruajti në shtëpi. Është vendosur një rregull i rreptë për objektet, që gjenden të cilat duhen dorëzuar me firmë dhe vulë, rregull që së fundi po funksionon, mirëpo mafiozët që e vodhën e prishën e shitën kusarisht e trupërisht ankohen sot për masat e marra, ndërsa këta hajdutë me çizme shkruajnë nëpër gazeta nëpër seminare OJF, gjëmojnë breshëritë e tyre, por një gjë nuk na e thonë tregoni vendin ku i keni shitur, kusarit tuaja. Sepse rënga e tyre, do të dëgjohet dhe ka për të rënkuar shpirti është një shprehje, që më pëlqen ta përdor nga bektashinjtë, sepse është një pasuri që është e të gjithëve shqiptarëve, pasuri që e kanë lënë brezat për tua lënën brezave. Pra përkushtimi në këtë rast do tu përkiste vetëm atyre, pjesës tokësore, që mbetet e vdekshme për çdo rast. Ky është ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Mirëpo le të bëhemi pak koshientë. Dikur ka ekzistuar një pasuri. Ku është?Cili gjemb u hyri në këmbë atyre që e zhdukën këtë pasuri. Diku deri aty nga vitet para 90 u ruajtën jo se nuk kishte abuzim, por ishte i mbyllur shtegu. Atëherë nëse pyetet Ç'masë do të merrnim ne, kemi marrë dhe nuk luan asgjë nga vendi edhe një qeramikë pa vlerë, por pyetja që ngrihet gjeni ose I sillni ato që shitët

Besojë udha e qëmoçme e bindjes vëlla, ka vdekur, qëkur!. D. m. th më thjeshtë ligji vëlla, ku është prokuroria që ka heshtur në 18 vjet për këtë pasuri. Nuk ka më vjedhje kisha e objektesh, nuk ka më kusar që nuk u dihet gjurma, sepse objektet janë kataloguar dhe ka një rregull të plotë dhe të fortë për ato që bëhen tash, por me ato që ikën dhe që u shitën çdo të bëjmë? Kjo pyetje si luzmë, ka vite, që më rëndon në shpirt. Vazhdimisht cepat e saj zgjaten. Është një lloj treguesi për shkrumbëzimin e valëve. Kodi i paperëndishëm, ku ruhen besnikërisht trashëgimia jonë, është "sizmografi", që përcaktonte lëvizjet e kohës kur jetuan brezat dhe ndërtuan qytetërime. Hapësira ku rronin shqiptarët, ka sot një pasuri gjigante, por që mbetet e rrezikuar, nëse rivijnë në pushtet, ata pushtetarë me kollare që e shitën këtë pasuri

Midis këtij trazimi të jashtëzakonshëm, syri vështron larg. Ngase të gjitha urat, që do të mbanin peshën e atyre objekteve llogariten tash e këtej ose nuk ekzistojnë, ose të gremisura përfundimisht. Ne i rrëzuam ato ura për të mos kaluar sipër tyre "kusarët me kollare" thasë ngarkuar me objekte të monumenteve shqiptare.

Opinionet e publikuara nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin e NOA. Agjencia është e hapur për të botuar replika të mundshme

KOMENTE