English

ODIHR: Zgjedhjet plotësuan standardet edhe në raundin e dytë

Shkup, 7 prill, NOA - "Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore dhe presidenciale në Maqedoni, i përmbushi standardet e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës për zgjedhje të lira dhe demokratike", - njoftoi misioni i OSBE-ODIHR.

"Jemi të kënaqur që pamë atmosferë të qetë dhe një proces zgjedhor të organizuar mirë, edhe pse disa aspekte të fushatës seriozisht e zvogëluan kualitetin e këtij procesi zgjedhor", deklaroi Piter Ajker, shef i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR.

OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit ka kaluar mirë edhe pse ka pasur disa parregullsi procedurale.

"Problemi i votimit familjar edhe pse u zvogëlua, prapë ishte prezent në 13 për qind të vendvotimeve që vëzhguesit tanë i kanë vizituar", u tha në konferencën e OSBE-ODIHR.

Sipas përfaqësuesve të këtij misioni përqindja e ulët e votimit në zgjedhjet presidenciale paraqet rrezik që në të ardhmen të mos përmbushet pragu prej 40 për qind, që mund të sjell sipas tyre përsëritjen e zgjedhjeve.

NOA-INA

KOMENTE