English

Pensionistët protestojnë përpara kryeministrisë për kartat e identitetit

Â

Tiranë, 7 prill, NOA - Shoqata e pensionistëve të Tiranës, ka zhvilluar sot, një protestë paqësore përpara godinës së kryeministrisë.

Pensionistët i kanë kërkuar kryeministrit të shpallë një vendim që pensionistët të aplikojnë falas për kartat e identitetit, pasi pensioni i tyre modest nuk mjafton për nevojat e tyre të domosdoshme, e jo më për të blerë kartat e identitetit.

Pensionistët ndaluan përpara kryeministrisë duke i bërë thirrje kreut të qeverisë, Sali Berishës për të marrë masa që kartat e identitetit t'u jepen atyre falas në mënyrë që edhe ata të votojnë si grupet e tjera të shoqërisë e kjo e drejtë të mos u mohohet vetëm për mungesë financiare.

s.v/NOA

KOMENTE