Tiranë, 7 Prill NOA - Piloti italian, i cili tha se u detyrua të ulte avionin e tij sportiv "Lufthansa", rrezikon të dënohet me 900 mijë lekë gjobë.
Prokuroria e Tiranës i kërkoi sot Gjykatës së Rrethit, dënimin e Antonio Lubranos me gjobë.
Sipas hetimeve që prezantoi prokurori i çështjes në seancën e sotme të dhënies së pretencës, Lubrano është ulur mesditën e 4 gushtit të vitit të kaluar në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas pa marrë lejen e kullës së vrojtimit.
Vetë piloti, njëkohësisht dhe biznesmen ka argumentuar se avioni i tij kishte defekt dhe për këtë fakt u detyruar të ulej.
Mësohet se Lubrano ishte nisur në drejtim të Greqisë.
Në seancën e ardhshme pritet të merret vendimi përfundimtar i gjykatës, ndërkohë që piloti ka pranuar akuzën duke kërkuar gjykim të shkurtuar.
e.l/NOA