Tiranë, 7 prill, NOA - Zyra e shtypit pranë Drejtorisë së policisë së kryeqytetit bëri të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme ditën e djeshme kryen bllokimin e automjetit tip veturë Mercedes Benz, me targa CG 682 AN, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet të jetë vjedhur në Itali.
Mjeti Mercedez Benz iu bllokua19-vjeçarit, GJ. L lindur dhe banues në Laç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të trafikimit të mjeteve motorike parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
s.v/NOA