English

Princi Leka: Historia të rishkruhet objektivisht, pa manipulimin e politikës

Tiranë, 7 prill, NOA - Partia e Lëvizjes së Legalitetit, Durrës organizoi sot, një seri aktivitetesh me rastin e 70 vjetorit të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939.

Në këto aktivitete merrnin pjesë Lartësia e Tij Princ Leka, nipi i Mbretit Zog Skënder Zogu, drejtues të PLL nga qendra si dhe legalistë të ardhur nga qytete të ndryshme.

Aktiviteti përkujtimor, nisi përpara monumentit të Mujo Ulqinakut në Durrës ku përfaqësuesit e familjes Mbretërore, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të PLL ishin mbledhur, me flamujt kombëtar dhe te Partise "Levizja e Legalitetit" në shenjë nderimi dhe përkujtimi të rezistences që organizoi shteti shqiptar dhe Mbreti Zog I, nën drejtimin e Major Abaz Kupi, përballë pushtimit fashist më 7 prill 1939.

Në një prononcim për media, L.T. Princi Leka, ndër të tjera, tha : "...data e 7 prillit shënon rezistencën që organizoi Mbreti Zog kundër pushtimit fashist dhe i dedikohet tërësisht patriotëve nacionalistë dhe zogist. Fatkeqësisht, këtë vepër e kanë përvetësuar komunistët dhe pasardhësit e tyre, dhe disa historianë vazhdojnë të shtrembërojne të vërtetën historike. Por dita e sotme tregon më së miri se zogistët të cilët nuk u perkulën as para pushtuesit të huaj as para diktaturës komuniste, janë pjesë e krenarisë dhe pasurisë sonë kombëtare."

Në vazhdim, L.T. Princi Leka shprehu nevojën e një rishikimi objektiv të historisë ku ngjarjet si ajo e 7 prillit 1939 dhe rezistenca që organizoi Mbreti Zog të shënohen pa manipulime politike dhe të zënë vendin e merituar.

s.v/NOA

KOMENTE