English

Reciprociteti

Çfarë të drejtash gëzojnë Serbët lokal të Kosovës, minimum t'ju garantohen edhe banorëve Shqiptarë në Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë

Nga Refik Hasani

Serbët në Kosovë në parlament të Kosovës i kanë njëzet deputet kurse shqiptarët nga tri Komunat kanë vetëm një deputet në parlamentin nacional të Serbisë. Partitë politike shqiptare që veprojnë në Serbi duhet të vënë kushte për realizimin e drejtave të njeriut dhe atyre kolektive dhe të gjitha ato duhet të rregullohen me dispozita ligjore dhe me kushtetutë të Republikës së Serbisë. Kurse serbët lokal të gjitha ato të drejta që sot i gëzojnë në Kosovë i kanë fituar duke vënë kushtëzime. Por edhe duke ju falënderuar këshillimeve të Republikës së Serbisë dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

 Rezultati u pa një zë si përfaqësues i Shqiptarëve në Serbi nuk i bënë aspak përshtypje askujt, harxhohet mandati, kalon imunitetit dhe asgjë nuk u përmirësohet gjendja e të drejtave në hapësirat e tri komunave të banuara më popullatë shumicë Shqiptare. Nëse partitë politike Shqiptare të tri komunave të banuara me shumicë shqiptare, dëshirojnë që në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Serbisë, të shtojmë deputet, kjo do të bëhet e mundur vetëm atëherë kur do të na mundësohet edhe neve banorëve të dëbuarve që të votojmë. Në Kosovë jetojmë mbi 50 mijë banorë si kategori e të zhvendosurve nga konflikti dhe lufta e armatosur në mesë të forcave ushtarake të UÇPMB-së dhe atyre të qeverisë Serbe. Shifrat e cekura më lartë janë të konfirmuara edhe nga statistikat e UHCR-ti për Komunën e Gjilanit. Për zgjedhjet për parlament nacional të Republikës së Serbisë, subjektet politike Shqiptare të paraqesin kushtëzime sikur se serbët lokal të Kosovës! Duke kërkuar pesë vende në parlamentin e Serbisë si vende të rezervuara për rajonin e tri Komunave të përmendura më lartë dhe tri deri në pesë vende duhet dhe mund t'i fitojmë me vota të drejtpërdrejta të elektoratit shqiptarë. Shqiptarët e tri Komunave duhet të vejmë këto kushte dhe t'i gëzojmë këto të drejta që serbët në Kosovë i gëzojnë që nga viti 1999:

Neve shqiptarëve duhet të na lejohet edhe me dispozita ligjore dhe me kushtetutë:

Republika e Serbisë duhet të themeloj një universitet publik në gjuhën shqipe.

 Të ndërtohet një Spital i përgjithshëm Rajonal në Preshevë.

Të lejohet dhe rregullohet me ligj përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet.

Të rregullohet me ligj përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare.

Të ndahen mjete për nxitjen e zhvillimit të Rajonit ku shqiptarët jetojnë nëpër lokalitete.

Të paguhen dëmet dhe shkatërrimet e shtëpive si pasoj e luftës.

Policia dhe ushtria të kthehen nëpër kazerma dhe mos të krijojnë psikozë të frikës sikur që është baza ushtarake në Cepotin 7 km afër qytetit të Bujanocit, Malësi të Bujanocit, livadhi të Shehut mbi Preshevë e në disa pika të Komunës së Medvegjës.

Të ketë liri të plotë të lëvizjes nëpër të gjitha lokalitetet shqiptare veçmas nëpër brezin kufitar Kosovë -Serbi.

Të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve në trojet e veta, vetëm pas 10 qershorit 1999 deri në më 31 dhjetor 2002 të ardhur nga tri Komunat e cekura më lartë e që janë vendosur vetëm në Komunën e Gjilanit janë 11.783 banor, këto shifra pranohen edhe nga UNHCR-i.

Sa i përket Republika e Serbisë duhet ti pranoj zyrtarisht që ka patur zhvendosje të popullatës si pasoj e luftës.

Të ndahen mjete për kthimin e tyre nëpër shtëpitë e veta.

Duhet t'ju njihet të gjithë shqiptarëve që janë të lindur në Republikën e Serbisë pas viti 1945 e deri më sot t;i posedojnë nga dy nënshtetësi, pra të ruajnë nënshtetësinë e Serbisë dhe nëse dëshirojnë mundë ta marrin edhe të Kosovës kjo të rregullohet më ligë.

Të rregullohet ngritja dhe themelimi i Këshillin Nacional shqiptare me ligj nga tri Komunat, e jo për çdo muaj të të riemërohet dhe komponohet një grupim i quajtur Trup Koordinues.

Duhet të shpallet e vdekur apo të plotësohet marrëveshja e Konqulit nën prezencën e faktorit shqiptar, serbe dhe Ndërkombëtarë si ushtarak edhe politike. Nëse nuk plotësohen këto kushte atëherë shqiptarët nuk kanë nevojë të marrin pjesë në zgjedhje për parlament nacional të Republikë së Serbisë.

Të rikonfirmohet edhe një herë: Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 dhe të shpallet e vdekur apo të plotësohet Marrëveshja e Konqulit.

Duhet të ruhen, konservohen monumentet e trashëgimisë kulturore nga e kaluara historike shqiptare.

Të lejohet ngritja e shtatores së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Të ndalohen kurdisjet, montazhet dhe inskenimet për gjykime politike jo vetëm për ish-luftëtarët e UÇPMB-së, por edhe figura tjera publike me ndikim.

Shqiptarët duhet të përfaqësohen në polici dhe në hierarkinë komanduese të saj.

Shqiptarët të përfaqësohen në gjykata,ndërmarrje Publike, sistemin bankar, në shërbimin konsullor dhe diplomatikë nëpër dikastere të ministrive dhe Komisione parlamentare nëse dëshirojnë për pjesëmarrje në pushtetin qendror.

Këto të drejta serbët lokal të Kosovë i gëzojnë, kurse shqiptarët në Serbi ende ballafaqohen me plotësimin e tyre.

Nëse faktori relevantë ndërkombëtarë ka filluar të aplikojë që në zgjedhjet e para pas luftës të vitit 1999 Serbëve të Kosovës ju ka rezervuar dhjetë vende në parlament të Kosovës dhe dhjet vende po ashtu i ju takojnë më vota të serbëve lokal si komunitet serb në Kosovë. Matematika politike thotë që Serbet e Kosovës i kanë 20 ulëse në parlamentin nacional të Kosovës. Kurse Shqiptarët pa llogaritur fare që kemi të shpërndarë nëpër disa qendra të Serbisë, por nëse i llogarisim vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në Republikën e Serbisë që janë për afërsisht po aq numerikisht që e kanë vetëm një ulëse në parlament nacional të Serbisë. Si mund të kërkohet nga elektorati shqiptarë për integrim në rrjedhat e shtetit, lokal dhe ati qendror kur nuk kemi përfaqësim adekuat. Të drejtat që i gëzojnë serbët lokalë në Kosovë duhet pa dyshim ti kërkojnë shqiptarët e tri komunave të cekura më lartë. Politika Kosovare dhe diplomacia shtetit shqiptar e mbi të gjitha faktori relevantë ndërkombëtarë duhet dhe kanë obligim t'i krahasojnë këto të drejta. Faktori ushtarak dhe politika ndërkombëtare. Të kërkojë më çdo kusht prej shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale serbe pa kushte. Për ne është tepër absurde që për një ulëse në parlamentin e Serbisë të intervenon edhe faktori ndërkombëtar.

 A ka logjikë tri komuna me mbi 130 mijë banorë dhe afër 60 mijë banor, një zë deputeti Shqiptarë si përfaqësues i këtyre tri komunave nuk e është e prekshme për përmirësimin e të drejtave të Shqiptarëve në Serbi.

 Efekti më i madh do të ndihet kur votuesit shqiptarë janë unik dhe të kërkojnë më këmbëngulësi që të kenë pesë vende të rezervuara në parlament të Serbisë. Tri deri në pesë vende mund ti fitojnë me vota të drejtpërdrejta. Vetëm kështu shqiptarët mundë të faktorizohen, kur këto së bashku me minoritete tjera në Serbi mundë të arrijnë diçka kështu asgjë prej asgjëje. Por edhe pse jo në participim në një dikaster, ministri për minoritete e tjera që jetojnë në Serbi si Hungarëzët, Boshnnjakët, Bullgarët, Romët dhe të tjerë. Nuk duhet të kenë hezitim liderët sepse faktori ndërkombëtarë për Serbët lokal që jetojnë në Kosovë kanë kërkuar garanci dhe duke ju garantuar 10 vende Serbëve lokal të Kosovës në parlamente të Kosovës dhe sot kanë dy ministri vetëm Serbët. Çfarë kërkojnë, ju garantohet minoritetit Serbë në Kosovë nuk mundë të ju mohet as me kurrfarë konventash as Shqiptarëve të tri Komunave.

 Krahasimet,Serbët e Kosovës dhe Shqiptarët e Komunës Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Të bëjmë një krahasim që për parlamentin e Kosovës deputet është edhe z.Mihajlo Shqepanoviqë i partisë (origjinal SNS ) me 31 vota!, apo tjetri Branisllavë Grbiq ish - ministri tani si deputet në parlament të Kosovës me 58 vota (origjinal, Nova Demokratjia). Të gjitha këto mund të verifikohen, shihni listën e Komisionit Qendror të votimeve për zgjedhjet e 17 nëntorin 2008. Sllobodan Samargjigje është edhe ministër i qeverisë Serbe i caktuar për punët e Kosovës. Kurse sipas statistikës në serbi për një ulëse që është ende me imunitet të deputeti të parlamentit të Serbisë z.Riza Halimi nga PVD-ja ka patur 18 mijë e 350 vota dhe mbanë vetëm një ulëse !.

Qeveria e Kosovës sa më parë duhet që në kuadër të qeverisë së Kosovës të jetë një Ministri për diaspor apo emigrim dhe në kuadërë të ksaj ministrie të caktoj një zyrtarë, Koordinator pse jo edhe departamentë të veqantë që do të mirret exluzivisht me qështjen e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe po ashtu një departament për shqiptarët në Malë të Zi !

Qeveria e Serbis në dhjetor të vitit 2007 në qytetin e Mitrovicës ka hapur një zyrë për Serbët lokal që jetojnë në Kosovë. Kurse shteti Serbë për për bashkëkombësit e vet si minoritete që janë në Kosovë e ka ngrit deri edhe në Këshillin e Sigurimit ku presidenti i Serbisë z.Boris Tadiqi e mashtroi tërë opinionin botëror më një letër të një vajze nga fshati Boston Komuna e Novobërdës. Të marrim një krahasim vetëm në fshatin Babush i Muhagjirve Komuna e Ferizajt që është në Magjistralen Prishtinë - Ferizaj - Shkupë vetëm nga buxheti i qeverisë së Kosovës janë investuar 35 milionë euro, kurse në tri Komunat nuk janë investuar këto mjete edhe pas dhjetë viteve. Nuk u bë pagimi i dëmeve të luftës dhe nuk i investuar për kthim të të dëbuarve dhe kategorisë së të zhvendosurve. Në kuadër të kësaj ministrie ekskluzivisht një departament të jetë për tri Komunat e cekura dhe po ashtu një departament për shqiptarët në Malë të Zi. Partitë politike Shqiptare të duhet që të diskutojnë për këto gjëra, kur kjo çështje ka mundësi të ngrihet edhe në nivel të qeverisë dhe parlamentit të Serbisë dhe në instanca më të larta si në Këshillin Evropian dhe mekanizma tjerë botëror. Elita politike e Kosovës nuk guxon të heziton të nxë ngoje çështjen e Shqiptarëve në Serbi, sikur kjo temë është bërë temë tabu, ishte kështu gati edhe për Grupin Negociator apo të quajtur edhe si Grupi i Unitetit. Deri më tani as edhe parlamenti i Kosovës asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen e të dëbuarve. Politika e shtetit të Kosovës në bashkëpunim edhe me diplomacinë e shtetit shqiptar duhet të hartojnë një strategji veprimi dhe duhet të ngrihet në të gjitha instancat relevante ndërkombëtare. Reciprociteti luan rol dominant në ndërtimin e marrëdhënieve në mesë të dy shteteve fqinje por edhe që kanë banorë të njëri tjetrin, kjo duhet të jetë formulë edhe në mesë Kosovës dhe Serbisë si dy shtete që pretendojnë të bëhen pjesë e proceseve Evropiane.

(*) Autori është publicist i pavarur nga Malësia e Bujanocit

KOMENTE