Aquila, 7 prill, NOA -Â Shtohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues më i rëndi në mijëvjeçarin e fundit në Aquila të Italisë.
Kryeministri Italian Silvio Berluskoni në një konferencë për shtyp është shprehur se numri i viktimave ka arritur në 207 të vdekur, ku 17 prej të cilëve janë ende të paidentifikuar. Sipas tij, janë nxjerrë nga gërmadhat të gjallë 150 persona dhe sipas të dhënave të deritanishme janë 1 mijë të plagosur ku 100 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Gjithashtu Kryeministri Silvio Berlusconi deklaron se 17 mijë persona janë të pastrehë, 10 mijë prej të cilëve në Aquila dhe mbi 7 mijë të tjerë nëpër provinca.Ndërkohë që ditën e djeshme nga Aquila, kryeministri Berlusconi deklaroi për realizimin e një tendopoli prej 2000 shtretësh ku do të strehoheshin të pastrehët e mbijetuar nga tërmeti shkatërrues.
s.v/NOA