English

Shefer: Pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë, një gur themeli për NATO-n

Bruksel, 7 prill, NOA - Pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë, ishte një gur themeli për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe për të gjithë ata që ulen në tryezën e NATO-s.

Kjo shprehje ka shoqëruar përshëndetjen zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer bëri në selinë e NATO-s në Bruksel me rastin e ceremonisë së

ngritjes së flamurit shqiptar dhe atij kroat përkrah 26 flamujve të tjerë të Aleancës.

"60 vjet më parë, përfaqësues të disa vendeve u mblodhën për të firmosur Traktatin e Auashingtonit dhe sot ajo është shndërruar në aleancën më të fuqishme të botës, falë kurajës dhe guximit të të parëve tanë", tha Scheffer.

Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, demonstron se ideja e lirisë është e parezistueshme dhe se kombet bëhen së bashku kur u jepet rasti për të bërë zgjedhjen e tyre të lirë.

"Kjo tregon se gjeografia sot nuk është më një destinacion. Pranimi i këtyre dy vendeve ka një domethënie të madhe për rajonin në tërësi. Eshtë një përpjekje e gjatë e këtyre vendeve dhe flet qartë për vizionin e tyre liridashës. Të dyja këto vende tani mund të sigurojnë qetësinë dhe sigurinë e dëshiruar", përfundoi përshëndetjen e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Scheffer.

n.e/NOA

Â

KOMENTE