Shkodër, 7 Prill NOA - Shkodra do të presë aktivitetin më të rëndësishëm të boksit, për këtë vit, ku do të marrin pjesë edhe ekipe të huaja.
Sipas Federatës Shqiptare të Boksit, nga datat 11 deri më 14 prill të këtij muaji, në Shkodër do të zhvillohet aktiviteti më i rëndësishëm i këtij viti, "Memoriali i Shkodrës 2009".
Ky aktivitet është cilësuar si mjaft i rëndësishëm, edhe për shkak të pjesëmarrjes së gjerë nga shumë shtete të Evropës.
Madje aktiviteti në fjalë mori edhe aprovimin e Federatës Evropiane të Boksit.
Deri tani janë konfirmuar mbi 10 shtete që do të marrin pjesë me sportistë cilësorë, në të gjitha peshat.
Pritet të marrin pjesë shtete, si: Franca, Irlanda, Italia, Greqia, Rumania, Mal i Zi, Maqedonia, Zvicra, Serbia, Kosova.
Zyrtarë të boksit shqiptar kanë deklaruar sot, se janë në pritje edhe të konfirmimit të disa shteteve të tjera.
Shqipëria do të përfaqësohet me boksierët e saj më të mirë, në rang kombëtar, të cilët janë shpallur kampionë të vitit 2008.
Gjithashtu, në këtë memorial ndërkombëtar do te jetë në rolin e të ftuarit special, i deleguari i Federatës Evropiane të Boksit, z. Eduard Abdulmanov.
Aktiviteti do te zhvillohet ne pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe ndeshjet do të zhvillohen më datë 12-13 prill, në ora 17:00.
r.d/NOA