Prishtinë, 7 prill, NOA - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana e ka përshëndetur faktin se EULEX-i që nga dita e sotme është tërësisht operacional dhe ka vlerësuar se kjo gjë do ta forcojë sundimin e ligjit në Kosovë.
Solana ka shprehur bindjen se ky mision do të bëjë "gjithçka që institucionet për sundimin e ligjit të veprojnë më mirë dhe më shpejt, në dobi të gjithë popullsisë në Kosovë". EULEX-i, "i cili është misioni më i madh civil që Bashkimi Evropian e ka patur deri sot, është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm të BE-së ndaj Ballkanit perëndimor", ka thënë Solana, duke shtuar se EULEX-i "edhe më tej do të kontribuojë për forcimin e shtetit.
NOA-INA